Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës
2023/01/18 - 4:08
Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës
Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Milaim Hajdari, më datë: 25.01.2023 (e mërkure) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës thërret mbedhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.
Mbledhja do të ketë për rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së rregullt i Kuvendit Komunal Drenas të dt. 24.11.2022,dhe procesverbali i mbledhjes së Jashtëzakonshme i dt.28.12.2022.
- Draft Propozim i Planit të Veprimit për vitin 2023-2024 të Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal 2020-2024 me ndryshim-plotësimin.
- Propozim Vendim për miratimin e Simbolit Përkujtimor të Gjenocidit në Kosovë.
- Raporti i përformancës të Komunës së Drenasit për vitin 2021.
- Raporti vjetor i Komitetit për Komunitete dhe Kthim.
- Raporti vjetor i Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizua për vitin 2022.
- Raporti vjetor i Komitetit Konsultativ për për Arsim Kulturë Rini dhe Sport
për vitin 2022.
- Raporti vjetor i Komitetit Konsultativ për Zhvillim Ekonomik Mbrojtje të Ambientit Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për vitin 2022.
- Raporti vjetor i Komitetit Konsultativ për Komiteti për Barazi Gjinore për vitin 2022.
- Raporti financiar Janar Dhjetor 2022.
- Të ndryshme.