Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa
2023/01/11 - 3:07
Thirret mbledhja për Komitetin për Politikë dhe Financa
Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit z.Milaim Hajdari, me datë 18.01.2023 (e mërkurë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës, thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Mbledhja do të këtë për rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa i mbajtur më dt.
- 11.2022.
- Draft Propozim i Planit të Veprimit për vitin 2023-2024 të Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal 2020-2024 me ndryshim-plotësimin.
- Propozim Vendim për miratimin e Simbolit Përkujtimor të Gjenocidit në Kosovë.
- Raporti i përformancës të Komunës së Drenasit për vitin 2021.
- Raporti vjetor i Komitetit për Komunitete dhe Kthim.
- Raporti vjetor i Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizua për vitin 2022
- Raporti vjetor i Komitetit Konsultativ për për Arsim Kulturë Rini dhe Sport për vitin 2022.
- Raporti vjetor i Komitetit Konsultativ për Zhvillim Ekonomik Mbrojtje të Ambientit Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për vitin 2022.
- Raporti vjetor i Komitetit Konsultativ për Komiteti për Barazi Gjinore për vitin 2022.
- Të ndryshme.