Republika e Kosoves

Gllogoc

Thirrje për aplikim për grante për start- up dhe biznese të vogla

2020/02/13 - 3:01

Thirrje për aplikim për grante për start- up dhe biznese të vogla

Komuna e Drenasit në bashkëpunim me “Help Kosovo”, me qëllim të rritjes së punësimit dhe vetëpunësimit, zhvillimit ekonomik, përkrahjes së të rinjve për jetësimin e ideve të tyre inovative do të ndajnë grante për start- up dhe bizneset e vogla, në kuadër të projektit “Mbështetje e stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020”.

Ky projekt financohet nga Qeveria Gjermane dhe Komuna e Drenasit, ndërsa zbatohet nga organizata Help Kosovo.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e komunës së Drenasit, kurse format për aplikim mund të merren gjatë takimeve informuese në komunën tuaj, në zyrën e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, apo të shkarkohen nëpërmjet ueb faqes në linkun: www.help-kosovo.org. Dhe në ueb faqen e zyrtare të Komunës; https://kk.rks-gov.net/gllogoc/category/shpalljet/aplikacione/

Data e fundit për aplikim është 20 Mars 2020 e premte, ora 16:00, aplikimi fillon zyrtarisht pas mbajtjes së takimeve informuese.

Takimet informuese mbahen më 14.02.2020 dhe 21.02.2020 ora 13:00, përkatësisht në ora 10:00 në sallën e kuvendit komunal.

Aplikacionet e plotësuara dhe dokumentet mbështetëse duhet të dorëzohen në kohë me postë në adresën: Help Kosove, Fahu postar Nr: 23; 10.000 Prishtinë Republika e Kosovës.