Republika e Kosoves

Gllogoc

Vazhdojnë punimet në ndërtimin e infrastrukturës në fshatrat dhe në qytetin e Drenasit

2020/07/22 - 1:53

Kanë filluar punimet në ndërtimin e kanalizimit të ujërave të zeza në fazën e parë me gjatësi L=35,000.00 m’, dhe L=21,000.00 m’ ndërtim të kolektorëve, projekte këto që përfshijnë pothuajse të gjithë fshatrat dhe qytetin e Drenasit.

Gjatë inspektimit në terren, Drejtori Gllareva ua ka bërë të qartë tashmë kompanive punëkryese se kriteret e parapara në bazë të kontratës duhet të respektohen.

Projektet  të cilat janë duke u zhvilluar në Komunën e Drenasit janë:

Komoran I-II-III, L= 5500 m’

Tërstenik I-II, L= 3800 m’

Vërboc, Shtuticë, L= 2500 m’

Baicë, Krajkovë, L= 3500 m’

Gradicë, Likoshan, L= 1500 m’

Gllanasellë, Godanc, L= 1500 m’

Dobroshec, Çikatovë e Vjetër, L= 1500 m’

Llapushnik, Potërk, L= 1500 m’

Abri, Tërdec , L= 3500 m’

Arllat, Negroc , L=3000 m’

Korroticë e Epërme, Korroticë e Poshtme, Poklek i Ri dhe Poklek i Vjetër , L= 2000 m’

Nekoc, Kizharekë , L= 2700 m’

Sankoc, Fushticë e Ulët dhe Fushticë e Epërme , L = 2500 m’