Republika e Kosoves

Gllogoc

Vendosja e shtatores së Dr.Hafir Shala do të behët me 14 Qershor, Ditën e Çlirimit të Drenasit

2021/04/06 - 11:32

Vendosja e shtatores së Dr.Hafir Shala do të behët me 14 Qershor, Ditën e Çlirimit të Drenasit

Komuna e Drenasit njofton se vendosja e shtatores së Doktorit Hafir Shala, e cila ka qenë e paraparë të vendoset me datën 10.04.2021 në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare e cila edhe mban emrin e tij, me pajtimin e familjarëve të Dr.Hafir Shala dhe me kërkesë të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, është shtyrë për një datë tjetër.

Me propozimin e kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci u dakordua që vendosja e shtatores të bëhet më datën 14.06.2021 (Ditën e Çlirimit të Drenasit).

Arsyeja e shtyrjes për vendosjen e shtatores është bërë për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia dhe marrjen e masave të reja Anti Covid nga Qeveria e Republikës së Kosovës.