Republika e Kosoves

Gllogoc

Vizitohen bizneset përfituese të grandëve nga Komuna e Drenasit dhe organizata gjermane Help

2020/09/16 - 8:53

Vizitohen bizneset përfituese të grandëve nga Komuna e Drenasit dhe organizata gjermane Help

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik Egzona Jetullahi së bashku me shefen e sektorit dhe menaxheren e projektit, kanë vizituar bizneset dhe fermerët përfitues të fazës së parë të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në Kosovë” i financuar nga Komuna e Drenasit në bashkëpunim me organizatën gjermane Help.

Bizneset të cilët janë përfitues të grandëve, janë ndje te kënaqur me pajisjet e përfituara, dhe kanë vlerësuar se përfitimi i pajisjeve, ka ndikuar në lehtësimin e punëve dhe ofrimin e shërbimeve dhe produkteve sa me cilësore dhe konkurruese ne treg, si dhe mundësia për rritjen e numrit te punësuarve në kompanitë e tyre.

 

Drejtoresha Jetullahi, ka uruar përfituesit duke ju dëshiruar suksese ne bizneset e tyre qofshin ato biznese të reja apo ekzistuese, dhe ka shtuar se bashkëpunimi do të vazhdoj edhe në të ardhmen me të gjitha bizneset për krijimin e lehtësirave e të bërit biznes.

Shpërndarje e grandeve të pjesës së dytë dhe të tretë, vazhdon sipas proceduarave të prokurimit çdo herë në bashkëpunim të ngushtë me organizatën gjermane Help.