Republika e Kosoves

Gllogovc

Zëvendëspresidenti i PE-së takon ekzekutivin dhe legjislativin e Komunës së Drenasit

2019/01/04 - 10:06

Zëvendëspresidenti i PE-së takon ekzekutivin dhe legjislativin e Komunës së Drenasit

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Ranier Wieland i shoqëruar nga delegacioni i tij, gjatë vizitës që i kanë bërë Komunës së Drenasit, janë pritur në takim nga Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Gani Sylaj, kryesuesi i Kuvendit Labinot Halilaj dhe drejtor të drejtorive komunale. Wieland po ashtu ka mbajtur edhe një takim me anëtarët e Kuvendit të Komunës.

Në takimin e pritur nga Kryetari Lladrovci, ky i fundit ka njoftuar delegacionin gjerman për buxhetin e komunës, investimet kapitale, projektet e përkrahura nga nivelin qendror dhe nga investimet e huaja, për funksionimin e shkollave, Qendrave të Mjekësisë Familjare, transparencën komunale, administratën komunale dhe projekte të tjera të cilat lidhen direkt me interesin e qytetarit.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland dhe delegacionin e tij dhe ka thënë se bashkëpunimi mes shtetit gjerman do të vazhdoj për shkëmbimin e përvojave si ne administratën komunale, ashtu edhe në mes të nxënësve të Komunës së Drenasit dhe atyre të Komunave gjermane.

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland ka falënderuar kryetarin Lladrovci për pritjen de ka vlerësuar se Komuna e Drenasit ka bërë shumë punë ne shërbim të qytetarëve, por ka inkurajuar qe puna e mirë për qytetarin duhet të jetë e vazhdueshme. Wieland ka kujtuar shembullin e Gjermanisë, si atë të luftës së parë botërore, ashtu edhe atë të luftës së dytë botërore, duke thënë se “luftërat janë shkatërruese dhe nuk ka mos fajësi ne ato procese të dhimbshme, nuk duhet të harrohet e kaluara, asesi, por ju duhet të punoni shumë për të ardhmen”, ka thënë ai.

Kryetari i Komunës së Gerlingenit, George Brenner, ka falënderuar Kryetarin Lladrovci për mikpritjen dhe ka treguar për funksionimin e Komunës që ai udhëheq në Gjermani. Brenner ka shtuar se është i gatshëm të bashkëpunoj me Komunën e Drenasit për shkëmbimin e përvojave si ne administratën komunale ashtu edhe ne fushën e arsimit.

Pas takimit me ekzekutivin e Komunës së Drenasit, zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, delegacioni gjerman dhe Kryetari Lladrovci kanë vazhduar takimin me anëtarët e Kuvendit të Komunës në Sallën e Kuvendit.

Me këtë rast, Wieland i është drejtuar të pranishmeve edhe me një ligjëratë rreth politikave evropiane ku ka shpjeguar rolin e PE-së karshi Kosovës. Nga anëtarët e Kuvendit ka pranuar edhe pyetje për të cilat edhe është përgjigjur.

Delegacioni gjerman i kryesuar nga zv.presidenti i PE-së, Rainer Wieland dhe të shoqëruar nga Kryetari Lladrovci kanë vizituar dhe ndërmarrjen e Ferronikelit, ndërsa gjatë ditës kanë vizituar edhe Xhaminë e fshatit Zabel i Ulët ku janë takuar me Kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas, Valon Bequku dhe kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.