Republika e Kosoves

Gllogoc

“Zhvillimi i ndërmarrjeve përmes Inovacionit dhe Marketingut Digjital” në Flutura Academy

2022/01/14 - 10:45

Në bashkëpunim me Qendrën për Mbështetjen e Biznesit në Kosovë (BSCK), Flutura Academy dhe Komuna e Drenasit mbajtën eventin ‘Zhvillimi i ndërmarrjeve përmes Inovacionit dhe Marketingut Digjital.
Në këtë diskutim me të rinjtë dhe nxënësit e shkollave të Drenasit, ligjëruesi, Kujtim Zebica, njëherësh ekspert i marketingut digjital, informoi ata për kanalet kryesore të marketingut digjital dhe rëndësinë që kanë për zhvillimin e biznesit.
Drejtori për Arsim, Muhamet Gjoka u shpreh i lumtur që nxënësit dhe të rinjtë tanë kanë një vend si Akademia ‘Flutura’ për të ndjekur trajnime dhe ligjërata të ndryshme, si ajo e inovacionit dhe marketingut digjital.
Ndërsa, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Laureta Thaqi tha se ndjehet mirë që të rinjtë po arrijnë të përfitojnë njohuri përmes trajnimeve pa pagesë në fusha të rëndësishme si ajo e programimit, menaxhimit të rrjeteve sociale, marketing digjital, gjuhë të huaja e tjera e të tjera tema.
Në këtë takim ishin prezentë përfaqësuesit e “M4Y” – Komuna për të rinjtë, të cilët shpalosën mundësitë që ka granti për të rinjtë i fituar nga komuna për të realizuar ide të cilat janë në shërbim tyre dhe komunitetit.
Ky diskutim vjen si rezultat i takimeve të përbashkëta me konsultet e bankës botërore për implementimin e projektit“Komuna për të rinjë” që administrohet nga Banka Botërore dhe financohet nga Qeveria Japonze, ku Drenasi ka përfituar 250 mijë dollarë.
Ky projekt synon të përkrah të rininë, duke financuar ide dhe projekte kreative që u shërbejnë atyre dhe komunitetit.
t