Republika Kosovo

Glogovac

Misioni i EULEX-it ndihmon me pajisje  shkollën fillore “Arif Shala”

2019/09/05 - 4:27

Misioni i EULEX-it ndihmon me pajisje  shkollën fillore “Arif Shala”

Misioni evropian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX, ka dhuruar pajisje shkollore për Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Arif Shala” në Korroticë të Ulët.

Vlera e pajisjeve është mbi 10 mijë euro dhe janë 10 llaptop, 5 pc work, 12 makina fotokopjuese, 10 tabela white board magnetike, material për zyre dhe inventar të nevojshme për lehtësimin e procesit mësimor.

Drejtori i shkollës, Murtez Shala, ka falënderuar misionin e EULEX-it për dhurimin e këtyre pajisjeve dhe ka shtuar se këto mjete do t’i ndihmojnë përmirësimin e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.