Republika e Kosoves

Graçanicë

Aksioni “Buzëqeshja e bukur – jeta e shëndetshme” u mbajt në IP “Sunce”

2019/04/08 - 7:34

Institucioni parashkollor “Sunce” në Gushtericën e Poshtme, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë së Komunës së Graçanicës, organizoi sot aksionin “Buzëqeshja e bukur – jeta e shëndetshme”, në të cilin iu është vë në dijëni fëmijëve rëndësia e higjienës orale, përkatësisht pastrimit të rregullt dhe të duhur të dhëmbëve.

Aksioni u mbajt në Institucionin parashkollor “Sunce” në Gushtericën e Poshtme dhe Dobrotin. Fëmijëve iu është prezantuar teknika e pastrimit të dhëmbëve dhe përdorimit të duhur të brushës, me qëllim të preventivës dhe ruajtjes së shëndetit oral. Me këtë rast përfaqësuesit e Komunës së Graçanicës ua dhanë fëmijëve brushat për dhëmbë.

Sipas dentistës Biljana Pereniq, qëllimi i aksionit është që fëmijët ta kapërcejnë frikën nga dentisti.

“Fëmijët nga kopshti i përkasin grupit të ndjeshëm, kështu që ne donim tꞌua afrojmë dhe tꞌua shpjegojmë në një mënyrë më të bukur se ne dentistët në të vërtetë jemi magjistarë, që me një sprej magjik kujdesemi për ta, që përmes ilustrimeve dhe interaktivitetit tꞌi lirojmë nga frika. Prindërit dhe gjyshërit zakonisht i frikësojnë fëmijët me mjekët për tꞌi mbajtur ata të qetë, kështu që kur ata vijnë tek ne janë kryesisht të pasigurtë dhe të frikësuar. Në këtë mënyrë, ne duam tꞌi njoftojmë me instrumentet tona, tꞌua tregojmë se ndërhyrjet nuk janë gjithmonë të dhimbshme, me qëllim të parandalimit, si dhe të fillojnë rregullisht dhe në mënyrë të drejtë të kujdesen për shëndetin e tyre oral”, tha Pereniq.

Në aksionin e sotëm morën pjesë edhe përfaqësuesit e Komunës së Graçanicës, drejtori i Shëndetësisë, Alleksandar Popoviq dhe dr. Nebojsha Millovanoviq.

“Pastrimi i rregullt dhe i duhur i dhëmbëve është e vetmja mënyrë për të parandaluar zhvillimin e kariesit dhe sëmundjeve të gojës. Është e rëndësishme që t’u mësojmë fëmijëve se parandalimi është veprimi më i rëndësishëm dhe me një aksion të tillë Komuna e Graçanicës tregon se shëndeti i fëmijëve tanë vjen në vend të parë”, tha Alleksandar Popoviq, drejtori i Shëndetësisë.

Dr. Nebojsha Millovanoviq theksoi se statistikat janë të pamëshirshme kur bëhet fjalë për shëndetin oral, kështu që çdo fëmijë i dytë apo i tretë ka probleme me dhëmbë për shkak të mirëmbajtjes joadekuate të higjienës orale. Sipas tij, Komuna e Graçanicës si një institucion social përgjegjës i njohu këto probleme dhe filloi t’i zgjidhë ato me një seri hapash.

“Kemi punësuar një staf profesional, gjashtë dentistë, në mënyrë që të kemi punë parandaluese, e cila është më e lirë dhe më e mirë. Veprime të tilla në institucionet parashkollore janë të rëndësishme për edukimin e fëmijëve tanë, të cilët janë më të rëndësishmit për ne. Ky veprim nuk është i vetmi. Të dielën e kaluar në Graçanicë kemi organizuar një javë për shëndetin oral, ku kemi organizuar tubime dhe ligjerata në këtë temë, ndërsa në të ardhmen, me një ekip të ekspertëve, do tꞌi përfshijmë edhe të gjithë fëmijët parashkollorë në një aksion të tillë”, tha Millovanoviq.