Republika e Kosoves

Graçanicë

Aparatet dhe materiali sanitar për ambulancën në Lepinë

2019/05/16 - 7:34

Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq dhe drejtori i Drejtorisë Komunale për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, Alleksandar Popoviq, i dorëzuan sot ambulances në Lepinë disa aparate për punë dhe material shpenzues sanitar.

Aparatet mjekësore në mesin e të cilëve edhe aparati për matjen e tensionit të gjakut dhe materiali sanitar i janë dorëzuar sot ambulancës në Lepinë, e cila vepron në kuadër të Shtëpisë së shëndetit Gushterica e Poshtme.

Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, e vizitoi sot këtë institucion shëndetësor dhe me këtë rast tha se qeverisja lokale ka për qëllim të bëjë maksimumin e përpjekjeve për ta përmirësuar gjendjen në institucionet shëndetësore si dhe që të gjithë banorët të kenë kujdes adekuat shëndetësor.

“Siç patet rastin të shihni kjo është një hapësirë e rregulluar në mënyrë adekuate dhe çdo vend në komunën e Graçanicës ka një institucion të rregulluar shëndetësor. Sot jemi në Lepinë, ku trajtohen njerëzit nga gjashtë fshatra në ambulancë të cilën e kemi pajisur me material sanitar dhe pajisje të nevojshme për punë. Ky ishte edhe një rast të bisedojmë me personelin dhe mjekët për të parë në çfarë mënyrë në të ardhshmen mund ta ndihmojmë këtë ambulancë. Shpresojmë se ndihma e dorëzuar do ta lehtësojë punën e stafit mjekësor. Është në interes të komunës që të forcojë sistemin shëndetësor sa më shumë, sidomos në vendet siç janë: Lepina, Radeva, Skullani, Suhadolli, Batusha, sepse është shumë më rëndësi që sistemi shëndetësor dhe institucionet të jenë gjithmonë në shërbim të banorëve”, tha kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq.

“Ambulanca në Lepinë punon çdo ditë në dy ndërrime dhe gjatë fundjavës”, thotë infermierja Millena Illiq, e cila falënderoi Komunën e Graçanicës për ndihmë.

“Çdo ditë kemi një mjek të praktikës së përgjithshme, si dhe një mjek specialist të hematologjisë, dr. Zoran Mitroviq, i cili ka një numër të madh ekzaminimesh. Natyrisht, është aktiv edhe shërbimi i patronazhit i cili i viziton pacientët të cilët nuk janë në gjendje të vijnë deri te ambulanca, duke u siguruar atyre në këtë mënyrë një kujdes të duhur shëndetësor por edhe për pacientët me kancer”, tha Millena Illiq.

Në emër të punëtorëve të Shtëpisë së shëndetit Gushterica e Poshtme, dr. Nebojsha Millovanoviq falënderoi Drejtorinë Komunale për Shëndetësi dhe kryetarin e komunës për ndihmën e dorëzuar.

”Dua ta falënderoj Drejtorinë Komunale të Shëndetësisë dhe kryetarin e komunës së Graçanicës, i cili “pati vesh” për ta identifikuar nevojën e sistemit tonë shëndetësor, ku punojnë punëtorët profesionalë mjekësorë. Në këtë periudhë ne kemi marr shumë donacione nga Komuna e Graçanicës dhe Drejtoria e Shëndetësisë sa i përket tretësve për infuzion, material sanitar si dhe aparateve për diagnostikim. Ambulanca në Lepinë dallohet nga praktika profesionale stomatologjike, e cila është e shkëlqyer, sepse në këtë mënyrë jemi duke zbatuar një program përmes të cilit i edukojmë fëmijët edhe të riturit që të kujdesen për shëndetin e tyre oral. Me ndihmën e Komunës së Graçanicës dhe njerëzve të tjerë që merren me shëndet po vazhdojmë me ofrimin e shërbimeve cilësore mjekësore”, tha dr. Millovanoviq.

Furnizimi i aparateve të nevojshme dhe materialit sanitar për ambulancën në Lepinë është bërë përmes Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë. Drejtori Alleksandar Popoviq gjithashtu paralajmëron vazhdimin e investimeve të barabarta në të gjitha institucionet shëndetësore.

“Qëllimi ynë është që edhe gjatë vitit 2019, si gjatë viteve paraprake, tꞌi realizojmë të gjitha aktivitetet e planifikuara. Ky është një nga shembujt e investimeve të vazhdueshme në institucionet shëndetësore dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Do të përpiqemi të krijojmë një mjedis në të cilin nuk do të shqetësohemi për cilësinë e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët tanë”, tha Alleksandar Popoviq.