Republika e Kosoves

Graçanicë

Badovci i Ri përfiton një park për fëmijë. Ne po ndërtojmë një Graçanicë më të bukur, porositi Popoviq

2019/05/20 - 7:07

Në Badovcin e Ri filluan punimet në ndërtimin e parkut për fëmijë. Punimet i vizitoi sot kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq. 

Në një sipërfaqe prej 10 ar, në Badovcin e Ri do të ndërtohet një park plotësisht i ri për fëmijë me pajisje për lojërat e fëmijëve (kolovajza, luhatëse, tobogan, etj), palestër rrugore, mobileri (stole, tavolina, shporta për mbeturina) dhe shtigje të qasshme, ndërsa e gjithë hapësira do të pasurohet me gjelbërim dhe lule.

Punimet u vizituan nga kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, i cili me këtë rast theksoi se banorët tanë, sidomos fëmijët, nga Badovci i Ri do ta përfitojnë një hapësirë të pajisur në mënyrë bashkëkohore ku do të jenë në gjendje ta gëzojnë.

“Kjo ishte një hapësirë e papërdorur dhe pa e rregulluar dhe fillimi i ndërtimit të këtij parku është një shembull se si jemi duke ndërtuar një Graçanicë më të bukur dhe më të mirë. Ky park është për banorët tanë nga Badovci i Ri, të cilët do të kenë ku të dalin me fëmijët, të cilët do ta kenë një kënd dhe vend ku do ta kalojnë kohën e lirë”, tha kryetari Popoviq dhe shtoi se nga investitori ka marr konfirm se punimet do të përfundojnë deri më 10 qershor.

Së bashku me kryetarin Popoviq, punimet i vizitoi edhe asamblistja e Kuvendit Komunal të Graçanicës nga ky vend, dr. Zorica Nedeljkoviq, e cila theksoi se ndërtimi i parkut në Badovc paraqet nxitje për të qëndruar, sidomos  kur bëhet fjalë për popullatën më të re, duke pasur parasysh se në këtë fshat një numër i madh janë të rinjtë, çiftet e martuar dhe fëmijët.

 “Jemi të lumtur dhe krenar që do ta përfitojmë parkun, i cili është tepër i nevojshëm për këtë fshat, sepse këtu ka shumë fëmijë dhe unë shpresoj se do të jenë edhe më shumë. Ne e falënderojmë kryetarin dhe komunën që po përpiqen ta zbukurojnë në çdo mënyrë çdo fshat në këtë qeverisje lokale, ndërkohë që banorët tanë mund ta gëzojnë një vend të rregulluar”, tha Nedeljkoviq.

Që një kënd i lojërave ishte i nevojshëm pajtohen edhe banorët e këtij vendi.

“Unë jam nënë e tre fëmijëve dhe këtu ka shumë fëmijë. Ata tani kanë ku të dalin, ndërsa ne, si banorë dhe prindër, kemi ku të ulemi dhe tꞌi mbikëqyrim dhe të kënaqemi duke i shikuar”, tha Alleksandra Mihajlloviq.

Ndërtimi i parkut për fëmijë në Badovcin e Ri është rezultat i bashkëpunimit në mes të Komunës së Graçanicës, OJQ “Shoqata e grave të Livagjës” dhe organizatës “Preda plus” nga Prizreni, i mbështetur nga Qeveria e Gjermanisë.

Vlera totale e ndërtimit të parkut është 20,000 euro. 10,000 euro janë donacion nga organizata “Preda plus”, përmes Shoqatës së grave të Livagjës, ndërsa 10,000 euro të tjera janë ndarë nga Komuna e Graçanicës për rregullimin e plotë të parkut për fëmijë.