Republika e Kosoves

Graçanicë

Filloi dezinfektimi i vendeve të përmbytura

2021/01/21 - 4:25

Komuna e Graçanicës filloi sot me dezinfektimin e vendeve të përmbytura kohët e fundit me qëllim të parandalimit të shfaqjes së mundshme të sëmundjeve ngjitëse.

Punëtorët e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe NPK “Ekologjia” bashkërisht po e kryejnë dezinfektimin.

Sipas fjalëve të drejtorit të Shërbimeve Publike, Vlladica Trajkoviq, ekipet tashmë kanë vizituar disa ekonomi të përmbytura familjare dhe shtoi se ky aktivitet do të vazhdojë në ditët në vijim.

“Sot filluam me dezinfektimin, ndërsa qëllimi kryesor është ta parandalojmë shfaqjen dhe përhapjen e sëmundjeve ngjitëse që mund të ndodhin në zonat e prekura nga përmbytjet”, tha Trajkoviq.

Trajkoviq theksoi se pas tërheqjes së ujit mbeti llumi dhe mbeturinat, të cilat qytetarët dhe shërbimet kompetente vazhdimisht po i pastrojnë dhe po i largojnë me qëllim të sanimit të pasojave.

NPK “Ekologjia” së fundmi njoftoi se aktivitetet për mbledhjen dhe deponimin e mbeturinave të akumuluara nga ekonomitë e përmbytura familjare janë intensifikuar dhe, siç u theksua, ata e kryejnë këtë shërbim falas.

Mjafton që qytetarët të telefonojnë në këtë numër të telefonit +383 49 776 476, bëhet e ditur nga “Ekologjia”.