Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Graçanicë

https://www.radiokim.net/vesti/zdravlje/popovic-situacija-sa-koronavirusom-pod-kontrolom.html

2020/10/22 - 3:13

Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, vizituan Shtëpinë e rindërtuar të kulturës në Gushtericën e Poshtme.

Sipas Popoviqit, Shtëpia e rindërtuar e kulturës do t’u mundësojë qytetarëve të kësaj pjese të komunës një përmbajtje më të mirë kulturore, por gjithashtu do të vazhdojë të jetë një vend i tubimit të tyre.

“Ky është një projekt shumë i rëndësishëm dhe jemi të kënaqur me atë që është bërë. Kjo Shtëpi e kulturës është një vend i rëndësishëm mbledhjeje për njerëzit tanë dhe organizimit të ngjarjeve të ndryshme kulturore. Qysh më 3 nëntor, nëse situata epidemiologjike lejon, shfaqja e parë e kukullave do të mbahet. Rindërtimi i objekteve të tilla do të thotë një cilësi më të mirë të jetës për njerëzit. Gushterica e Poshtme është një vend i rëndësishëm në komunën tonë dhe është e sigurt që ne do të vazhdojmë me përmirësimin e jetës së qytetarëve në këtë pjesë të komunës”, tha Popoviq.

Me rindërtimin e Shtëpisë së kulturës është e kënaqur edhe drejtoresha Vesna Kukurekoviq.

“Unë jam mirënjohëse e kryetarit Popoviq dhe të gjithëve që mundësuan realizimin e këtij projekti”, tha ajo.

Qeverisja lokale, përmes Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës, ka investuar rreth 15.000 euro në punimet lidhur me rindërtimin e Shtëpisë së kulturës në Gushtericën e Poshtme.

Janë rifreskuar muret e brendshme, dyshemeja është riparuar, është instaluar ndriçimi LED, skena është zgjeruar, dyert janë zëvendësuar, janë ndërtuar shkallët hyrëse si dhe rampa për personat me aftësi të kufizuar që përdorin karroca.

“I kemi dalë në ndihmë banorëve të Gushtericës së Poshtme dhe fshatrave përreth, sepse kjo Shtëpi e kulturës paraqet një lloj qendre tubimi për ta. Shtëpisë i është dhënë një pamje krejtësisht e re, e cila besoj se do të përmirësojë funksionimin e saj dhe do të krijojë kushte më të mira për ruajtjen e përmbajtjes kulturore”, tha Brankica Niqiq, drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës.