Republika e Kosoves

Graçanicë

Komiteti për Komunitete mbajti mbledhjen e tij

2020/10/09 - 1:19

Komiteti Komunal për Komunitete mbajti sot mbledhjen e gjashtë të rregullt, ku u diskutua për gjendjen aktuale dhe sfidat me të cilat për çdo ditë përballen komunitetet në territorin e komunës së Graçanicës.  

Në fillim të mbledhjes së kryesuar nga Milaim Eminoviq, së pari u miratua procesverbali nga mbledhja e pestë e rregullt, ku pastaj drejtori komunal për Buxhet dhe Financa, Sllavisha Niçiq, e informoi Komitetin për detajet e buxhetit për vitin 2021.

Informacioni për fillimin e vitit shkollor 2020/2021 iu prezantua anëtarëve të Komitetit nga zyrtari i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Boban Marinkoviq.

Ai i informoi të pranishmit se Komuna e Graçanicës ofroi mbështetje logjistike për të gjitha institucionet arsimore para fillimit të vitit të ri shkollor. Në atë kuptim, të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, si dhe paralelat e ndara janë dezinfektuar, ndërsa në kohë u shpërndanë edhe mjetet higjienike. Marinkoviq tha se rreth 250 nxënës të klasave të para u regjistruan në territorin e komunës së Graçanicës këtë vit shkollor dhe se Komuna e Graçanicës shpërndau pako dhurata me mjetet e nevojshme shkollore për të gjithë ata.

Mbledhja e Komitetit të Komuniteteve më pas vazhdoi me deklarimet e anëtarëve të Komitetit për sfidat e përditshme me të cilat përballen komunitetet. Puna e udhëheqjes komunale në aktivitetet infrastrukturore u vlerësua, por u kërkua angazhimi shtesë në zgjidhjen e problemeve komunale, kryesisht probleme me kanalizimin në disa vendbanime, por gjithashtu u kërkua vendosja e “policëve të shtruar” në rrugët e sapo asfaltuara në mënyrë që të rritet siguria në trafik.