Republika e Kosoves

Graçanicë

Komuna e Graçanicës i bëri analizat e para të tokës bujqësore

2019/04/04 - 7:33

Komuna e Graçanicës njofton fermerët në territorin e pushtetit lokal se është filluar me testimin e tokës bujqësore.  

Siç njoftohet nga Drejtoria e Bujqësisë, testimi po zhvillohet në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “ESG” dhe laboratorin Agrovet.

Në grupin e parë janë marrë mostrat e tokës nga dhjetë lokacione në territorin e komunës së Graçanicës për të njëjtin numër të analizash, përkatësisht nga pronat e fermerëve të parë të regjistruar.

Komuna e Graçanicës njofton fermerët se analizat e mëtejshme do të bëhen në bazë të aplikacioneve të paraqitura nga personat e interesuar në Drejtorinë e Bujqësisë.

Testet laboratorike do të bëhen në laboratorin në Kosovë Agrovet.

Marrja e mostrave dhe testimi i tokës bujqësore është ranë dakord më herët në një takim të udhëheqjes së Komunës së Graçanicës me fermerët.

Analiza agrokimike e tokës është parakusht thelbësor për prodhimin e suksesshëm bujqësore në perimtari, lavërti dhe pemëtari.

Çdo vit, bimët me rendimente japin nga toka një lloj dhe sasi të elementeve ushqyesve, të cilat janë të nevojshme tꞌi kthehen tokës me anë të plehrave.

Futja e tepruar apo joadekuate e plehrave në tokë ka efektin e rritjes së pH dhe EC të tokës, bllokimin e miratimit të elementeve të caktuara makro dhe mikro nga bimët, që ndikon në rritjen e shpenzimeve të prodhimit dhe uljen e rendimenteve.

Për këtë arsye është e nevojshme që në mostrat e tokës të marra nga parcelat prodhuese të përcaktohet fertiliteti potencial dhe efektiv i tokës.