Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Graçanicë

Komuna e Graçanicës ka modernizuar sistemin shëndetësor me një ortopan të ri

2020/10/19 - 10:07

Komuna e Graçanicës i dhuroi sot përmes Drejtorisë së Shëndetësisë një aparat bashkëkohor ortopan Shtëpisë së shëndetit në Graçanicë, i cili do të vihet në funksion në Qendrën e rendgenit pranë ambulanës në Llapllasellë. Aparati iu dorëzua shërbimit stomatologjik rendgen për përdorim nga kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq.

Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq dhe drejtori i Drejtorisë sl Shëndetësisë, Alleksandar Popoviq, ia dorëzuan një donacion të vlefshëm mjekëve të shërbimit dentar.

“Jam shumë i kënaqur që kemi arritur të dhurojmë ortopanin më modern, që do të thotë shumë për vendasit tanë, sepse ata nuk do të duhet më të shkojnë në klinika private për këto nevoja, por do të jenë në gjendje ta bëjnë atë falas këtu. Kjo është një provë e angazhimit dhe investimeve tona të vazhdueshme jo vetëm në arsim, por edhe në sistemin shëndetësor, i cili është një nga degët më të rëndësishme për mbijetesën e popullit tone”, tha Popoviq.

Drejtoresha e Shtëpisë së shëndetir në Graçanicë, Mirjana Dimitrijeviq, falënderoi Komunën e Graçanicës dhe Drejtorinë e Shëndetësisë për këtë donacion të vlefshëm.

“Sot kemi filluar punën, e cila u ofron pacientëve tanë shërbimin e imazheve të dhëmbëve përmes një ortopani modern dixhital, i cili na lejon diagnostifikim shumë të mirë dhe lehtëson punën e shërbimeve dentare. Tani u sigurojmë pacientëve tanë mundësinë për të marrë një imazh dixhital 3D të të gjitha strukturave në zgavrën me gojë përveç një ortopani dixhital të suksesshëm. Avantazhi është se nofulla e sipërme dhe e poshtme, rrënjët e dhëmbëve dhe zgavrat e sinusit mund të shihen në të. Shërbimet do të jenë në dispozicion për të gjithë pacientët pavarësisht nga mosha”, tha dr. Dimitrijeviq.

Përveç dentistëve, pajisja e re ortopan do të ketë një rëndësi të madhe në Qendrën Spitalore Klinike në Graçanicë, ku funksionon Departamenti i kirurgjisë maksilofaciale.

“Përveç diagnostifikimit të lartë që do të jetë në dispozicion për të gjithë pacientët dhe punës së lehtësuar të stomatologëve, do të ketë një rëndësi të madhe për ne si Qendra Spitalore Klinike në fushën e kirurgjisë maksimofaciale. Ne jemi të kënaqur sepse do t’i ofrojmë shërbime popullatës sonë në një mënyrë edhe më të gjerë. Një donacion i vlefshëm dhe një pajisje e shkëlqyeshme në fushën e stomatologjisë dhe kirurgjisë maksilofaciale”, tha prof. dr. Bratisllav Llaziq.

Aparati modern ortopan i dhuruar nga Komuna e Graçanicës do të vihen në funksion në Qendrën rendgen, e cila ndodhet afër ambulancës në Llapllasellë dhe Shërbimit të Urgjencës.