Republika e Kosoves

Graçanicë

Kryetari Popoviq bisedoi me përfaqësuesën e UNDP-së, Maria Suooko dhe koordinatorën e OKB-së në Kosovë, Urlika Rikardson.

2020/09/29 - 9:48

Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, u takua me përfaqësuesën e përhershme të UNDP-së, Maria Suooko dhe koordinatorën për Zhvillim të OKB-SË në Kosovë, Urlika Richardson, me të cilat bisedoi për trashëgiminë kulturore, situatën aktuale në komunë, projektet për turizëm, projektet për efiçiencën e energjisë elektrike dhe vazhdimin e bashkëpunimit.

Kryetari Popoviq e njoftoi përfaqësuesën Suooko dhe koordinatorën Richardson me situatën aktuale në komunën e Graçanicës. Më shumë është biseduar për trashëgiminë kulturore, por edhe për planet në të ardhmen.

Në takim u ra dakord që në të ardhmen e afërt do të organizohet një takim pune, ku do të trajtohen të gjitha temat aktuale në komunën e Graçanicës në mënyrë që të bien dakord mbi mundësitë e bashkëpunimit.