Republika e Kosoves

Graçanicë

Kryetari Popoviq edhe këtë të enjte hapi dyert për qytetarët

2019/04/16 - 1:27

Edhe këtë të enjte, Kabineti i kryetarit të Graçanicës, Srgjan Popoviq, ishte i hapur për qytetarët të cilët në një kontakt të drejtpërdrejtë me të ia paraqiten problemet me të cilat ballafaqohen në jetën e tyre të përditshme.

Shumica e qytetarëve erdhën te kryetari Popoviq për të biseduar për problemet që i shqetësojnë për një kohë të gjatë. Kështu që Vesna Jovanoviq kërkoi ndihmë në zgjidhjen e çështjes së banimit.

“Jetoj në vendbanimin e kontenierëve në kushte shumë të vështira. Burri im dhe unë nuk jetojmë së bashku për një kohë të gjatë, ai tani është i sëmurë, ndërsa fëmijët po kërkojnë të kthehen për të jetuar me mua. Megjithatë, kushtet në kontenier janë të këqija, nuk mundemi të jemi të gjithë në disa metra katror”, tha Vesna.

Ndihma për strehim është kërkuar edhe nga Sema Çelliqi nga Preoci.

“Kërkova një zgjidhje për problemin e strehimit, sepse jetojmë në kushte të këqija, një familje me katër anëtarë në një dhomë. Unë punoj privatisht, nuk jam në gjendje të siguroj kushte më të mira. Nëse do të kishim një strehim të siguruar, besoj se do të ishte shumë më e lehtë” , tha ai.

Edhe sot, ka pasur qytetarë që kërkuan nga Srgjan Popoviq, kryetari i Komunës së Graçanicës, ndihmë për gjetjen e vendeve të punës, por edhe probleme të tjera të përditshme.

Popoviq thekson se falë bisedimeve shumë probleme janë zgjidhur si dhe që për disa prej tyre ende po punohet në gjetjen e një zgjidhje.

Për tꞌu takuar me njeriun e parë të qeverisjes lokale, ekziston një interesim i madh, siç dëshmohet nga fakti se terminet janë plotësuar brenda shtatë muajve të ardhshëm.