Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Graçanicë

Llapllasellë: U vu gurthemeli për banesat e reja

2020/10/13 - 8:05

Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, vuri sot gurthemelin në Llapllasellë për ndërtimin e tetë banesave të reja të dedikuara për familjet në nevojë dhe çiftet e reja të martuara.

Në Llapllasellë filloi faza e parë e ndërtimit të dy ndërtesave të reja të banimit me nga tetë banesa. Gurthemeli u vu  nga kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, në prani të përfaqësuesve të qeverisjes lokale.

“Ne vendosëm gurthemelin për dy njësi banimi me gjithsej tetë banesa, vlera e të cilave është rreth 90 mijë euro. Ndërtesat e banimit në Graçanicë me 36 banesa janë drejt përfundimit. Me një politikë të përgjegjshme dhe kujdes të vazhdueshëm për njerëzit tanë, në periudhën e mëparshme ne u kujdesëm për rreth 100 familje”, theksoi Popoviq.

Me këtë rast, kryetrai Popoviq theksoi se strehimi për familjet e rrezikuara sociale dhe çiftet e reja të martuara mbetet një përparësi për qeverisjen lokale.

“Strehimi mbetet një nga përparësitë më të larta. Ne duam t’i stabilizojmë familjet tona, t’i mbajmë në këtë hapësirë dhe ta zvogëlojmë numrin e rasteve sociale dhe çifteve të reja të martuara që nuk kanë një çati mbi kokën e tyre”, shtoi Popoviq.

Ndërtesat janë duke u ndërtuar në një parcelë komunale dhe duhen të jenë gati për një muaj e gjysmë.