Republika e Kosoves

Graçanicë

Në Dobratin u pastrua shtrati i lumit

2020/10/16 - 8:12

Drejtoria e Shërbimeve Publike të Komunës së Graçanicës pastroi shtratin e lumit Zhegovka në Dobratin në afërsi të ndërtesave të banimit atje.

Me ndihmën e mekanizimit u pastrua shtrati i lumit dhe bregu i tij.

Shtrati i lumit Zhegovka u pastrua pasi që niveli i ulët i ujit e ka akumuluar bimësinë dhe mbeturinat, të tilla si shishet plastike, qesat dhe mbeturinat e tjera, të cilat hidhen në lumë nga qytetarët e papërgjegjshëm.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Vlladica Trajkoviq, edhe një herë u bëri thirrje qytetarëve që me ndërgjegje t’i hedhin mbeturinat dhe të mos ndotin mjedisin.

Sipas Trajkoviqit, shtrati i lumit u pastrua  në mënyrë parandaluese kundër përmbytjeve, duke marrë parasysh se dy vjet më parë kishte një derdhje për shkak të sasive të mëdha të reshjeve.