Republika e Kosoves

Graçanicë

Një tabelë interaktive iu dorëzua Shkollës fillore “Mbreti Millutin” në Graçanicë

2021/01/20 - 10:58

Karabinierët italianë vizituan Shkollën fillore “Mbreti Millutin” në Graçanicë dhe dhuruan një tabelë  interaktive.

“Tabela e zgjuar” iu dorëzua drejtorit të Shkollës fillore “Mbreti Millutin”, Vlladimir Millkiq,  nga karabinierët italianë në prani të drejtoreshës së Arsimit, Brankica Niqiq dhe drejtorit të Shëndetësisë, Alleksandar Popoviq.

“Kemi një bashkëpunim shumë të mirë me qeverisjen lokale të Komunës së Graçanicës dhe falë kësaj miqësie, vendosëm të dhuronim një tabelë interaktive. Na vjen keq që bëhet fjalë për vetëm një tabelë, sepse e dimë se është me të vërtetë shumë pak, por për momentin kemi kaq mundësi”, tha anëtari i KFOR-it italian për ueb- faqen e Komunës së Graçanicës.

Drejtoresha e Arsimit, Brankica Niqiq, theksoi se ky donacion ka një rëndësi të madhe për nxënësit, arsimtarët dhe mësuesit.

“Ky donacion do ta forcojë institucionin me mbështetje teknike, e cila do t’u mundësojë fëmijëve një proces më të mirë dhe më kreativ të të mësuarit dhe do t’i ndihmojë mësuesit për ta kryer më mirë programin shkollor dhe për ta përmirësuar zhvillimin personal dhe profesional”, tha drejtoresha Niqiq.

Drejtori Vlladimir Millkiq falënderoi për donacionin, i cili, siç thekson ai, do të ketë një rëndësi të madhe për procesin e mësimdhënies.

“Ky donacion do të jetë me dobi të madhe jo vetëm për nxënësit e shkollës fillore por edhe për nxënësit e shkollave të mesme. Në ditët e sotme, çdo dhuratë është e çmuar. Edhe një herë një falënderim i madh për karabinierët që janë gjithmonë këtu për ne”, tha Millkiq.