Republika e Kosoves

Graçanicë

Për zonat e përmbytura u dorëzuar tharësat, pompat dhe gjeneratorët

2021/01/18 - 9:33

Zyra për Kosovë dhe Metohi ofroi ndihmë për zonat e përmbytura në Kosovën qendrore në formë të makinave për kullimin e hapësirave, stacioneve të pompimit dhe gjeneratorëve. Një pjesë e ndihmës iu dorëzua sot kryetarit të komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq.

Për vendet më të prekura nga përmbytjet në Kosovën qendrore, Zyra për Kosovë dhe Metohi siguroi 18 tharëse për lokalet, katër pompa dhe dy gjeneratorë. Përfaqësuesit e zonave të prekura morën ndihmën sot në selinë e Njësisë së zjarrfikësve në Llapllasellë.

Ndihmës drejtoresha e Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Svetllana Milladinov, theksoi gjatë dorëzimit të pajisjeve se “Qeveria e Serbisë dhe Zyra për Kosovë e Metohi nuk do t’i lënë njerëzit e tyre në baltë” dhe se përfaqësuesit e tyre vazhdimisht po monitorojnë situatën.

“Kjo ndihmë nuk është e gjitha dhe sot ne presim që të mbërrijnë 200 kg klor dhe 500 litra alkool, të cilat u siguruan me ndihmën e Institutit për Shëndetin Publik Batutu dhe Institutit për Biocidet nga Beogradi. Ne gjithashtu kemi ofruar ndihmë në formë të pakove ushqimore dhe ujë që u shpërndanë në zonat e rrezikuara në ditët e mëparshme”, tha Milladinov, duke shtuar se Komisioni është duke kryer regjistrimin e dëmit të krijuar në terren.

Duke falënderuar për ndihmë, kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, theksoi se mjetet për riparimin e dëmit u aprovuan.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me drejtorin e Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petro Petkoviq dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët shpejt ndihmuan. Kjo është e vlefshme për komunën tonë dhe Kosovën qendrore, tregon se dikush kujdeset për ne. Jam i lumtur me lajmin se Qeveria ka aprovuar mjete për rehabilitimin e ekonomive familjare të përmbytura dhe na takon neve t’i vlerësojmë dëmet sa më shpejt të jetë e mundur dhe t’i ndihmojmë qytetarët tanë, përkatësisht të fillojmë me rehabilitimin e shtëpive”, tha Popoviq.

Darko Gvozdoviq, një bashkëpunëtor ekspert në Kryqin e Kuq të Kosovës dhe Metohisë, theksoi se ekipi i tyre mobil-teknik tashmë po punon me pajisjet që zotëron.

“Ekipi ynë ka qenë këtu që nga 10 janari, ne po e nxjerrim lagështinë nga muret me tharëse dhe do të punojmë derisa t’i ndihmojmë të gjitha familjet e prekura. E gjithë pjesa e Kosovës qendrore u prek rëndë nga përmbytjet, ndërsa situata më e vështirë është në zonën e Fushë Kosovës dhe Lipjanit, ku mbi 30 familje u përmbytën”, tha Gvozdoviq.

Përveç kryetarit të komunës së Graçanicës, ndihma e dërguar nga Zyra për Kosovë dhe Metohi iu dorëzua sot përfaqësuesve të Autoritetit të Përkohshëm të Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Lipjanit.