Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Graçanicë

Përfundoi me sukses projekti i trajnimit të kamerierëve

2020/10/09 - 1:17

Organizata turistike e Graçanicës përfundoi me sukses trajnimin e kamerierëve në kuadër të projektit “Promovimi dhe zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në komunën e Graçanicës”.

Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i cilësisë së shërbimeve në objektet lokale të hotelierisë si dhe  përmirësimi i mundësisë së punësimit për të rinjtë që jetojnë në komunën e Graçanicës.

Në programin e trajnimit të kamarierit morën pjesë 12 të rinj nga komuna e Graçanicës. Provimi përfundimtar për fillestarët e papunë u mbajt më 5 tetor, ku 10 prej tyre e kaluan provimin dhe sot iu janë ndarë çertifikatat.

Projekti “Promovimi dhe zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në komunën e Graçanicës” u implementua nga Organizata turistike e Graçanicës në bashkëpunim me Komunën e Graçanicës.

Nënkryetari i Komunës së Graçanicës, Sasha Daniq, i uroi kamarierët e rinj për provimin e kaluar dhe shtoi se kjo është një mundësi e mirë të cilën ata duhet ta shfrytëzojnë.

“Të gjithë pjesëmarrësve në këtë trajnim i uroj sinqerisht të punësohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Nëse punësoheni në hotelieri dhe turizëm, ju do t’i i bëni mirë vetes dhe familjeve tuaja, duke siguruar të ardhura, por gjithashtu do t’i bëni mirë edhe komunitetit tuaj, njerëzve tuaj, sepse ju po qëndroni këtu në zonën tonë”, tha Daniq.

Trajnimi zgjati për pesë ditë pune dhe dje u organizua testi si provim përfundimtar. Pas ndarjes së çertifikatave, është ndarë edhe mirënjohja për Komunën e Graçanicës në sallës ceremoniale “Insomnia” për hapësirën që u dha atyre dhe Qendrës Inovative Graçanica për dhurimin e vizirëve.