Republika e Kosoves

Graçanicë

Po vazhdohet me shënimin e sinjalizimit të trafikut

2019/04/04 - 7:36

Drejtoria e Shërbimeve Publike të Komunës së Graçanicës ka vazhduar me shënimin e sinjalizimit horizontal dhe vendosjen e asaj vertikale të trafikut.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Vlladica Trajkoviq, tha se po vazhdohet me shënimin e kalimeve për këmbësorët dhe vendosjen e shenjave, me të cilin është filluar vitin e kaluar.

“Për shkak të kushteve të këqija atmosferike nuk ishim në gjendje tA përfundojmë vendosjen e sinjalizimit horizontal dhe vertikal, por me ardhjen e motit të bukur kemi filluar me shënimin e kalimeve për këmbësorë dhe “policëve të shtrirë”, përkatësisht me aktivitetet e planifikuara që përfshijnë vendosjen e shenjave të trafikut në rrugët lokale në gjithë territorin e Komunës së Graçanicës”, tha Trajkoviq, duke shtuar se për shënimin e rrugëve magjistrale dhe rajonale është e nevojshme leja nga ministria kompetente.

Sipas Trajkoviqit, prioritet janë vendkalimet për këmbësorë para institucioneve arsimore dhe në rrugët më të ngarkuara, me qëllim të sigurisë së qytetarëve.

Drejtoria e Shërbimeve Publike i kryen këto punime në bashkëpunim me kompaninë për mirëmbajtjen e rrugëve përmes një projekti afatgjatë.