Republika e Kosoves

Graçanicë

Popoviq vizitoi familjet Mehmeti, motrës dhe vëllaut piktorë ua dhuroi materialin e nevojshëm

2019/07/19 - 8:15

Që Komuna e Graçanicës kujdeset për të gjitha komunitetet në mënyrë të barabartë dëshmoi kryetari Srgjan Popoviq me vizitën e artistëve piktorë romë, motrës dhe vëllaut, Farije dhe Bajram Mehmeti, nga Lepina. 

Familja shtatëanëtarëshe e Farisë dhe Bajramit Mehmeti jeton në një gjendje të vështirë materiale, me babanë invalid. Vëllau dhe motra janë piktorë të talentuar dhe mezi po mbijetojnë duke e shitur ndonjë pikturë.

Këta dy artistë, si dhe familja e tyre, sot u vizitua nga kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq me bashkëpunëtorët e tij dhe me këtë rast ua ka dhuruar materialin e nevojshëm për pikturim – brushat, ngjyrat dhe pëlhurën, si dhe pakon me produkte themelore ushqimore.

“Këta dy artistë, vëlla dhe motër, janë punëtorë të mirë, e kanë ateljen e tyre dhe nga Komuna kanë kërkuar material për pikturat e tij. Ne si qeverisje lokale jemi të kënaqur që ka njerëz të talentuar dhe me siguri do të ndihmojmë banorët tanë në punë të ngjashme në të ardhmen. Artistët në mënyrë më të mirë e përfaqësojnë Komunën tonë kudo që shfaqen. Jam shumë i kënaqur që Farija dhe Bajrami kanë pasur ekspozita ndërkombëtare në Austri dhe Zvicër, ndërsa ne si qeverisje lokale do tꞌju dalim në ndihmë aq sa mundemi, në rend të parë në organizimin e ekspozitave dhe paraqitjet në lidhje me ngjarjet në të cilat ata mund të prezantojnë punën e tyre”, ka thënë Popoviq.

Kryetari Popoviq theksoi se me vizitën e sotme të familjes Mehmeti është bindur në çfarë kushte të vështira ata jetojnë dhe krijojnë.

“Ne do tꞌi ndihmojë që ata ta rikthejnë ndihmën sociale të cilën e kanë humbur. Sot ua kemi dorëzuar ndihmën e njëhershme dhe ne nuk do të ndalemi këtu. Do të përpiqemi që të paktën një anëtar të kësaj familje shtatëanëtarëshe ta punësojmë në të ardhmen”, tha Popoviq.

Bajram Mehmeti iu është falënderuar kryetarit Popoviq dhe Komunës së Graçanicës për vizitën dhe ndihmën.

“Jemi të kënaqur që kryetari na vizitoi dhe solli një paketë me ushqim. Materiali që ua na është sjellë do të na shërbejë për pikturat tona të reja. Ky lloj i mbështetjes do të thotë shumë për ne, sidomos për punën e mëtejshme. Për shkak se nuk kemi kushte, ne vizatojmë në letër të thjeshtë, sepse për pëlhurë kemi nevojë për më shumë ngjyra dhe material, ndërsa ne nuk jemi në gjendje ta përballojmë atë”, tha Bajrami.

Së bashku me kryetarin Popoviq, familjen Mehmeti e vizitoi zëvendës kryetari, Sasha Daniq dhe drejtoriesha e Arsimit, Brankica Niqiq. Në shenjë të falënderimit, Bajrami u dhuroi piktura.