Republika e Kosoves

Graçanicë

Rakiqi dhe Popoviqi u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat kundër koronavirusit

2020/07/01 - 11:49

Lidhur me informacionin se rasti i parë i virusit COVID-19 është izoluar në fshatin Gushterica e Poshtme në komunën e Graçanicës, zëvendëskryeministri dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Rakiq, vizitoi sot komunën dhe bisedoi me kryetarin Srgjan Popoviq.

Kryetari e informoi zëvendëskryeministrin se ai është në koordinim dhe kontakt të vazhdueshëm me stafin e QSK-në në Graçanicë dhe Qendrën Shëndetësore në Gushtericën e Poshtme.

Pas konsultimit me përfaqësuesit e Shtabit të Krizave, zyrtarët ranë dakord që nuk ka vend për panik dhe u bëjnë thirrje qytetarëve për respektimin e masave të rekomanduara mbrojtëse.

ОдговориПроследи