Republika e Kosoves

Graçanicë

Rakiqi me Popoviqin për forcimin e bashkëpunimit

2020/07/01 - 11:49

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Rakiq, u takua sot me kryetarin e komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq.

Në takim është folur për forcimin e bashkëpunimit dhe identifikimin e programeve dhe projekteve, të gjitha me qëllim të ngritjes së kapaciteteve institucionale të qeverisjes lokale. Është diskutuar për strategjitë dhe idetë e përqendruara në zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin e të rinjve.

Zëvendëskryeministri dhe ministri Goran Rakiq theksoi se Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe ndihmë për Komunën e Graçanicës, ndërsa i gjithë bashkëpunimi i ardhshëm do të ketë për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithë banorëve në këtë komunë.

Bashkëbiseduesit edhe njëherë u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i respektojnë dhe t’u përmbahen masave të përcaktuara në lidhje me virusin COVID-19.

Burimi: TV MOST