Republika e Kosoves

Graçanicë

Rrjeti i rehabilituar i kanalizimit në disa lokacione

2020/10/23 - 3:43

Në disa lokacione në komunën e Graçanicës është rehabilituar rrjeti i kanalizimit në një gjatësi prej 400 metrash, njofton Drejtoria e Shërbimeve Publike.

Në Graçanicë është rehabiluar rrjeti i kanalizimit në vendbanimin e Padallishtë, si dhe në tre vende të tjera pranë mahallës rome. Rehabilitimi u krye në Preoc dhe Çagllavicë si dhe në Llapllasellë afër ndërtesave banesore dhe në pjesën midis çerdhes lokale dhe shkollës fillore.

Siç bëhet e ditur nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, rehabilitimi u krye si pjesë e një projekti afatgjatë që përfshin rindërtimin dhe zgjerimin e rrjetit të furnizimit me ujë dhe të kanalizimit në komunën e Graçanicës.

Drejtori Vlladica Trajkoviq theksoi se qeverisja lokale do të vazhdojë me plotësimin e nevojave të qytetarëve dhe zgjidhjen e problemeve të raportuara lidhur me sistemin e kanalizimit.

Përndryshe, në takimet e fundit të mbajtura me këshillat lokale lidhur me planifikimin e buxhetit, kërkesat kryesore të qytetarëve kishin të bënin me rehabilitimin e rrjetit ekzistues të kanalizimit dhe ndërtimin e një rrjeti të ri.

“Duke marrë parasysh se kishte bllokime dhe rrjedhje të shpeshta të kanalizimit në lokacionet e lartpërmendura, Komuna vendosi t’i zgjidhë problemin e qytetarëve duke e riparuar atë”, njoftoi Drejtoria e  Shërbimeve Publike.

Përveç rehabilitimit të rrjetit të kanalizimit, punimet për pastrimin e shtretërve të lumenjve në Dobrotin dhe Livagjë u kryen gjithashtu në periudhën e kaluar.