Republika e Kosoves

Graçanicë

S.Daniq: Komuna e Graçanicës punon në përmirësimin e pozitës së romëve

2019/04/11 - 7:13

Komuna e Graçanicës po përpiqet të përmirësojë pozitën e romëve dhe t’i përfshijë në të gjitha sferat e jetës shoqërore, tha nënkryetari i komunës së Graçanicës, Sasha Daniq, në një tribunë, me rastin e 8 Prillit të Ditës Ndërkombëtare të Romëve.

Në Graçanicë sot, me rastin e 8 Prillit të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, u mbajt tribuna publike me temë “Pozita e komunitetit rom në komunën e Graçanicës – mundësitë dhe sfidat”, e organizuar nga Forumi joformal i romëve.

Në këtë tribunë morën pjesë përfaqësuesit e pushtetit lokal, të organizatave joqeveritare rome, të Avokatit të Popullit, të OSBE-së dhe të UNMIK-ut.

Duke u uruar festën e sotme, nënkryetari i komunës së Graçanicës, Sasha Daniq, theksoi se qeverisja lokale në periudhën e kaluar ndërmori aktivitete konkrete në pothuajse të gjitha fushat me qëllim të përmirësimit të pozitës së romëve.

“Komuna e Graçanicës ka ndërtuar dy shtëpi për familjet shumëanëtarëshe rome, ka ndarë dy banesa dhe ka shpërndarë material ndërtimor për adaptimin e hapësirave banesore. Një numër i caktuar i romëve u punësuan. Në pushtetin lokal gjuha rome është në përdorim zyrtar, ndërsa përpjekjet tona janë të drejtuara kah punësimi i një përkthyesi, por ne shpresojmë se do të arrijmë në mirëkuptimin e autoriteteve qendrore në lidhje me këtë”, tha Daniq.

Daniq theksoi se komuniteti rom, si dhe të gjitha komunitetet në Kosovë, përballet me të njëjtat problemet – papunësinë, problemet banesore, sociale dhe infrastrukturore.

“Përveç kësaj, problemi më i madh i komunitetit rom është arsimi, ku për këtë arsye ata kryesisht angazhohen në punë më pak të popullarizuara. Gjatë ditëve të fundit, komuniteti rom theksoi si problemin më të madh problemin lidhur me varrezat në Preoc, Livagjë dhe Graçanicë, ndërsa Komuna e Graçanicës tashmë ka ndërmarrë hapa konkrete për tꞌi zgjidhur ato. Kohët e fundit është shpallur konkursi për ndarjen e banesave, ndërtimin e shtëpive dhe ndarjen e materialit ndërtimor dhe familjet rome gjithashtu do të përfshihen nga ky program në kuadër të kartës sociale”, shtoi Daniq.

Juriste e lartë dhe përfaqësuesi i Zyrës së Avokatit të Popullit, Alleksandra Dimitrijeviq, tha se komuniteti rom është më diskriminuar në Kosovë. Ajo, përveç problemit lidhur me pamundësinë e gjetjes së punës dhe realizimin gjithnjë e më të rëndë të së drejtës për mirëqenie sociale, si problem më të madh, e theksoi sigurimin e dokumenteve.

“Ajo që shumica nuk e dinë është se procedura është thjeshtësuar për të marr dokumentet e Kosovës. Me vendimin e MPB-së në Kosovë, të gjithëve që posedojnë një dokument të lëshuar nga institucionet e Republikës së Serbisë në periudhën nga 10 qershor 1999 deri më 14 shtator 2016, u lejohet regjistrimi në Regjistrin qendror të gjendjes civile të Kosovës, përkatësisht pajisja me çertifikatat e lindjes, të vdekjes dhe të martesës të Kosovës”, tha Dimitrijeviq.

Ajo shtoi se Zyra e Avokatit të Popullit rregullisht ofron ndihmë falas, si dhe ndihmën në zgjidhjen e problemeve administrative.

Në tribunë për pozitën e komunitetit rom foli edhe përfaqësuesi i shoqërisë civile të romëve dhe të Forumit joformal të romëve nga Graçanica, Isak Skenderi. Pjesëmarrësit patën mundësinë të japin mendimin e tyre dhe të bëjnë pyetje.