Republika e Kosoves

Graçanicë

S. Popoviq dënoi dëmtimin e pllakave të varreve në Lipjan

2019/07/16 - 7:13

Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, dënoi ashpër dëmtimin e mbi njëzet pllakave të varreve në varrezat ortodokse në Lipjan dhe nga organet kompetente kërkon hetimin e detajuar dhe gjetjen e personave përgjegjës.

„Incidente të tilla na kthejnë në të kaluarën dhe nuk kontribuojnë në stabilitet dhe paqen gjithpërfshirëse dhe ndërtimin e besimit. Diversiteti etnik, fetar dhe kulturor janë vlera të larta shoqërore që duhet t’i respektojmë. Dëmtimi i pllakave të varreve në varrezat ortodokse në Lipjan paraqet vandalizëm, shembull jo i mirë i qytetërimit bashkëkohor, i cili për fat të keq përsëritet për dy dekada. Këto veprime janë për çdo dënim dhe janë në kundërshtim me përpjekjet tona për të ndërtuar një jetë paqësore dhe më të mirë për të gjithë qytetarët. Kërkoj një reagim të menjëhershëm nga autoritetet policore dhe gjyqësore, gjetjen e autorëve dhe dënim të rëndë”, tha kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq.

Radio Graçanica sot njoftoi se natën mes të premtes dhe të shtunës, vandalët të paidentifikuar thyen, demoluar dhe dëmtuan më shumë se njëzet pllaka të varreve në varrezat ortodokse në Lipjan si dhe që hetimi është kryer nga Policia e Kosovës.

Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, nesër do tꞌi vizitojë varrezat ortodokse në Lipjan, ku pas kësaj vizite do të bisedojë me qytetarët.