Republika e Kosoves

Graçanicë

Situata epidemiologjike është më e favorshme, por kujdesi është ende i domosdoshëm

2021/01/18 - 9:34

Gjatë 48 orëve të fundit në territorin e komunës së Graçanicës, është konfirmuar infeksioni me Covid-19 te katër pacientë të tjerë.

Siç u njoftua nga Shtabi i Krizave, 15 pacientë janë të hospitalizuar, ndërsa të enjten është konfirmuar infeksioni tek tre pacientë, ndërsa sot edhe te një person tjetër.

Pavarësisht se situata epidemiologjike është më e favorshme në krahasim me periudhën e mëparshme, Shtabi i Krizave i Komunës së Graçanicës u bën thirrje banorëve që t’i përmbahen rreptësisht masave të përcaktuara dhe t’i zvogëlojnë aktivitetet e tyre shoqërore në minimum.

“Situata me Covid-19 është disi më e favorshme, por virusi është akoma i pranishëm në mesin e popullatës dhe është e nevojshme që të gjithë të vazhdojmë t’i përmbahemi këshillave dhe rekomandimeve të mjekëve, kryesisht mbajtjes së detyrueshme të maskës mbrojtëse, mbajtjes së distancën dhe shmangies së mbajtjes së aktiviteteve”.

Që nga fillimi i pandemisë në territorin e komunës së Graçanicës, 308 njerëz janë sëmurë nga Covid-19.

Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Graçanicës, në bashkëpunim me Policinë, kontrollon situatën në terren lidhur me zbatimin e masave të rekomanduara.