Republika e Kosoves

Graçanicë

Srgjan Popoviq e vizitoi Shoqatën e gjuetarëve në Llapllasellë

2019/07/16 - 7:14

Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, me bashkëpunëtorët e vizitoi sot Shtëpinë e gjuetarëve në Llapllasellë për të biseduar me anëtarët e Shoqatës së gjuetarëve për nevojat dhe sfidat me të cilat ata përballen.

Anëtarët e Shoqatës së gjuetarëve e njoftuan Popoviqin me rezultatet e punës në gjashtë muajt e parë të këtij viti si dhe për planet për periudhën e ardhshme.

Kryetari Popoviq njoftoi se Komuna e Graçanicës do të vazhdojë të mbështesë Shoqatën e gjuetarëve, e cila punon shumë seriozisht.

“Kjo është një nga shoqatat e mëdha sportive me rreth njëqind anëtarë. Bashkëpunimi i tyre me komunën është në nivel të lartë. Qeverisja lokale do tꞌi ndihmojë gjuetarët dhe t’i plotësojë kërkesat e tyre. Sot kemi mbajtur një takim dhe kemi rënë dakord mbi aktivitetet që shpresojmë se do të përfundojnë me sukses”, tha Popoviq.

Sezoni i gjuetisë do të fillojë në më pak se një muaj dhe gjuetarët thonë se janë të përgatitur për sezonin si dhe që është lehtësuar shumë marrja me këtë hobi si rezultat i kontratës së dorëzimit të menaxhimit të një vendi të përbashkët të gjuetisë ”Graçanicë” vitin e kaluar për një periudhë prej dhjetë vjetësh. Dragomir Zhiviq, zëvendëskryetar i Shoqatës së gjuetarëve “Graçanicë” me seli në Llapllasellë, thotë se është i kënaqur me bisedimet që kishte me kryetari Popoviq sot, sepse u pajtuan për hapat e mëtejshme konkrete.

“Kryetari Popoviq na premtoi edhe ndihmë ligjore dhe financiare. Presim që në periudhën e ardhshme, në përputhje me ligjin, do të kemi një rojtar të certifikuar profesional dhe ne do të fillojmë me realizimin e kësaj çështjeje. Për vite, asgjë nuk është investuar në Shtëpinë e gjuetarëve. Është shkatërruar kulmi, gardhi, inventari. Popoviq na premtoi ndihmë lidhur me këtë, si dhe ndihmë në përgatitjen e planit dhjetëvjeçar të punës”, tha Zhiviq.

Shoqata e gjuetarëve është një nga shoqëritë më të mëdha sportive me rreth njëqind anëtarë, e cila përveç gjuetisë merret edhe me qëndrueshmërinë e eko-sistemit, numrit të kafshëve të egra dhe specive të rrezikuara.