Republika e Kosoves

Graçanicë

Thirrja publike për Kartën sociale të banimit

2019/04/04 - 7:34

Komuna e Graçanicës sot shpalli Thirrjen publike për Kartën sociale të banimit për një periudhë trevjeçare. Të drejtën për të konkuruar për ndarjen e banesave në Llapnasellë dhe Gushetricën e Poshtme, për ndarjen e materialit ndërtimor dhe ndërtimin dhe rikonstruktimin e njësive të reja të banimit gëzojnë të gjithë ata që i plotësojnë kriteret e parashikuara.

Konkursi për Kartën sociale të banimit është i hapur prej datës 01.04.2019 deri më 22.04.2019, ndërsa për të realizuar një nga të drejtat e cekura në thirrjen publike, individët duhet të konkurrojnë pavarësisht nëse ata kishin aplikuar më parë në kuadër të njëjtit program.

Sipas kësaj thirrje publike, Komuna e Graçanicës po shpall konkursin për ndarjen e 24 banesave në Llapnasellë, 12 banesa në Gushtericën e Poshtme. Gjithashtu, me thirrjen publike brenda programit të njëjtë u shpall konkursi për ndarjen e materialit ndërtimor, si dhe për ndërtimin dhe rindërtimin e objekteve të banimit.

Të drejtën për të konkurruar e kanë edhe çiftet e reja të martuara, personat e zhvendosur dhe të gjithë ata që janë pjesë e kategorisë sociale të popullsisë. Aplikacionet mund të shkarkohen në sportelin e Komunës së Graçanicës, si dhe në ueb-faqen zyrtare të komunës.

Së bashku me аplikacionin duhet të dorëzohet dokumentacioni i nevojshëm.

Thirrja publike   është e hapur deri më 22.04.2019.