Republika e Kosoves

Graçanicë

U inicua puna e impantit për përpunimin e dyllit të bletës

2020/10/09 - 1:18

Një impant për përpunimin e dyllit të bletës u hap në ambientet e Qendrës edukative në Llapllasellë. Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, mori pjesë në këtë ngjarje.

Me mbështjen e Komunës së Graçanicës dhe Organizatës zvicerane Helvetas, impanti u iniciua nga Shoqata e bletarëve “Nukleus” nga Graçanica.

Sipas kryetarit të komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, bëhet fjalë për një investim shumë të vlefshëm për bletarët në territorin e qeverisjes lokale dhe më gjerë, kryesisht për prodhimin e mjaltit.

“Kjo është makina e vetme në Kosovën qendrore dhe ajo do ta lehtësojë ndjeshëm punën dhe prodhimin e mjaltit për bletarët. Ka njëqind bletarë dhe rreth 3,000 koshere bletësh në komunën tonë dhe kjo është diçka që na bën të lumtur, sepse njerëzit mund të fitojnë dhe të jetojnë nga ato që prodhojnë. Komuna ka siguruar hapësirë dhe është e sigurt se të gjithë ata që kanë ide inovative dhe që punojnë në punësimin e të rinjve do të kenë mbështetjen e qeverisjes lokale, sepse kjo është diçka që garanton të ardhmen e rinisë sonë”, tha Popoviq, duke shtuar se shpreson që bletarët tani kanë produkte edhe më cilësore.

Kryetari i Shoqatës së bletarëve “Nukleus”, Mlladen Gjokiq, theksoi se makina që u vu në punë nga bletarët do t’i ulë kryesisht shpenzimet e tyre.

“Ne ishim të detyruar të udhëtonim disa qindra kilometra në kërkim të dyllit të mirë dhe cilësor dhe pastaj vendosëm që me pëpjekjet e përbashkëta ta sjellim dhe instalonim atë makinë në Kosovën qendrore”, tha Gjokiq.

Siç theksoi ai, bëhet fjalë për makinën automatike për prodhimin e një baze për orë për koshere, pra për përpunimin dhe sterilizimin e dyllit të bletës me metodën e hedhjes së nxehtë në një temperaturë mbi 120 gradë celsius.

“Kur kemi dyll cilësor, ne mund të marrim 10 deri në 15 kilogram mjaltë në sezon, ndërsa me dyll të keq vetëm 2-3 kg. Planifikojmë të hyjmë në treg, t’u ofrojmë bletarëve jashtë komunës së Graçanicës, kështu që shpresojmë që me këtë biznes të jemi në gjendje ta forcojmë shoqatën dhe bletarët”, shtoi Gjokiq.

Projekti u mbështet nga organizata Hevletas, e cila është financuar nga Qeveria e Zvicrës. Përfaqësuesi i organizatës, Vlladimir Zhivkoviq, tha se impanti u inicua në kuadër të projektit “Rritja e punësimit të të rinjve”.