Republika e Kosoves

Graçanicë

U mbajt mbledhja e Komitetit për Komunitete

2019/02/06 - 9:54

Mbledhja e parë e rregullt e Komitetit për Komunitete u mbajt sot në sallën e Kuvendit të Komunës së Graçanicës.

Anëtarët e komitetit së pari miratuan procesverbalin e mbledhjes së fundit në vitin 2018, e cila u mbajt më 27 dhjetor.

Pastaj, u miratua njëzëri Plani i punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2019 dhe Raporti vjetor i punës së këtij organi për vitin 2018.

Kryesuesi Milaim Eminoviq falënderoi Komunën e Graçanicës në zgjidhjen e problemeve të komunitetit rom.

“Komuna e Graçanicës i zgjidh problemet hap pas hapi. Këtë vit do të zgjidhet çështja lidhur me regjistrimin e varrezave rome në Preoc në regjistrin kadastral. Shtëpitë e pesëmbëdhjetë romëve në Llapnasellë janë ndërtuar në tokën komunale dhe statusi i tyre do të zgjidhet deri në mars. Jemi mirënjohës që dy apartamente në konkursin e fundit janë ndarë për komunitetin rom, ndërsa gjatë këtij viti në Graçanicë do të ndërtohen edhe dy shtëpi për ta zgjidhur problemin e strehimit”, tha Eminoviq.

Anëtarët e Komitetit për Komunitete kanë kërkuar që në takimet e ardhshme të këtij organi të jetë i pranishëm edhe nënkryetari i komunës së Graçanicës, si dhe kryesuesi dhe nënkryesuesi i Kuvendit Komunal të Graçanicës, me qëllim që të familjarizohen me problemet me të cilat përballen komunitetet në territorin e pushtetit lokal.