Republika e Kosoves

Graçanicë

U mbajt mbledhja e rregullt e KK të Graçanicës. Vendimet u miratuan njëzëri

2019/05/22 - 7:42

Mbledhja e katërt e rregullt e Kuvendit Komunal të Graçanicës u mbajt sot në sallën e Kuvendit të Komunës së Graçanicës. Në mbledhjen e kryesuar nga Ljubisha Karaxhiq, asamblistët miratuan njëzëri të gjitha pikat e rendit të ditës.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e tretë e rregullt, asamblistët e KK të Graçanicës shqyrtuan dhe pastaj miratuan propozim-vendimin për fillimin e procedurës së dhënies së pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim afatgjatë.  Propozuesi i autorizuar drejtori i Shërbimeve Publike, Vlladica Trajkoviq, tha se bëhet fjalë për parcelën në afërsi të rrethrrotullimit te Lipjani me qëllim të ndërtimit të Ujësjellësit.

Asamblistët e KK të Graçanicës pastaj diskutuan për propozim-vendimin për fillimin e procedurës së shpronësimit të tokës për ndërtimin e rrugës në Graçanicë, me propozim të kryetarit të komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq. Bëhet fjalë për fazën e dytë të rrugës e cila do të përdoret si rrugë primare e komunikacionit përmes Graçanicës. Propozuesi i autorizuar nga Drejtoria e Urbanizmit juristi, Bojan Stojanoviq, tha se shpronësimi do të bëhet për shkak të vazhdimit të ndërtimit të rrugës me çka do të shkarkohet trafiku dhe rruga magjistrale Prishtinë-Gjilan. Ky propoz-vendimi u aprovua njëzëri nga asamblistët.

Pastaj, asamblistët miratuan propozimin e kryetarit të komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, për ndarjen e subvencioneve për Kooperativën bujqësore në Gushtericën e Poshtme, ndërsa propozimi u shpjegua nga drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Dragisha Stojanoviq.

Në mbledhjen e katërt të rregullt të KK të Graçanicës u miratua raporti tremujor financiar për vitin 2019, me propozim të drejtorit të Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave, Sllavisha Niçiq, ku pastaj me një votë abstenuese u formua grupi punues për hartimin e Planit të veprimit për transparencën e procedurës së buxhetimit, me propozim të kryesuesit të KK të Graçanicës, Ljubisha Karaxhiq.

Nën pikën “të ndryshme”, asamblistja e Kk të Graçanicës, Zorica Nedeljkoviq, paraqiti problemin dhe sfidat me të cilat përballet Komiteti i sapoformuar për ofrimin e ndihmës personave me nevojat e veçanta. Është biseduar edhe për rezultatin e takimit të Këshillit për Sigurinë në Bashkësi.