Republika e Kosoves

Graçanicë

U nënshkrua marrëveshja për rindërtimin e ndërtesave në Bergen

2020/08/13 - 1:56

Sot, u nënshkrua në mes të Komunës së Graçanicës dhe Këshillit Danez për Refugjatë (DSI) marrëveshja e bashkëpunimit për projektin “Mbështetje për zgjidhje të qëndrueshme për banorët e qendrave kolektive në Kosovë (Faza 2)”,  i cili i referohet rindërtimit të ndërtesave në vendbanimin Bergen në Uglar.

Në emër të Komunës së Graçanicës marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i komunës, Srgjan Popoviq, ndërsa në emër të DSI-së nga drejtoresha e kësaj organizate për Kosovën, Kristen Stee.

Projekti përfshin rindërtimin e plotë të gjashtë ndërtesave në vendbanimin Bergen të Ugljar, ku janë vendosur personat e zhvendosur brenda vendit.

“Jam i sigurt që rindërtimi i ndërtesave do t’ua përmirësojë dhe do t’ua bëjë jetën më të lehtë banorëve atje”, tha kryetari Popoviq.

Siç u prezantua më parë banorëve të Bergenit, rindërtimi i plotë i ndërtesave përfshin zëvendësimin e çatisë, zdrukthtarisë, dyshemesë, izolimin, kullimin, ku pas rindërtimit, i cili përfshin instalimin e një linje të re elektrike dhe rrjetit të furnizimit me ujë, do të pasojë rregullimi i instalimi i ndriçimit publik.

Donatori i projektit është Bashkimi Evropian, zbatuesi është Këshilli Danez për Refugjatë, ndërsa i bashkëfinancuar nga Ministria e Komuniteteve dhe Kthimit.

Ndërtesat i dedikohen personave të zhvendosur brenda vendit dhe refugjatëve, ndërsa banorët e ndërtesave në Bergen do të zhvendosen në një akomodim privat gjatë punimeve ose do të kërkojnë strehim nga të afërmit e tyre, ku qiraja do të paguhet nga Këshilli Danez për Refugjatë.

Në nënshkrimin e sotëm të marrëveshjes mori pjesë edhe nënkryetari i komunës, Sasha Daniq.