Republika e Kosoves

Graçanicë

U nënshkrua memorandumi për fuqizimin e pozitës së grave

2020/10/23 - 11:46

Nënkryetari i komunës së Graçanicës, Sasha Daniq, nënshkroi memorandumin e mirëkuptimit me përfaqësuesen e organizatës “Kosova – Women 4 Women” me qëllim të fuqizimit të pozitës së grave në komunën tonë.

Qëllimi i memorandumit të nënshkruar është të vendosë një bashkëpunim dhe koordinim ndërmjet të dy palëve në mënyrë që t’i fuqizojë gratë ekonomikisht dhe shoqërisht në komunën e Graçanicës.

Memorandumi përfshin gjithashtu aktivitete për të rritur pjesëmarrjen e grave në proceset  vendimmarrëse dhe afariste.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Nebojsha Millovanoviq, gjithashtu mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes.