Republika e Kosoves

Graçanicë

Zbukurimi i Graçanicës për Vitin e Ri

2019/01/08 - 8:51

Në Graçanicë janë në progres përgatitjet e fundit për dekorimin e rrugës qendrore në prag të festave të ardhshme. Janë duke u vendosur fenerët nga monumenti i Millosh Obilliqit dhe përgjatë rrugës “Car Llazar”, si dhe vendosja e pemës në Sheshin e çlirimtarëve në qendër të Graçanicës.

 

Këtë vit, Komuna e Graçanicës do të organizojë një atmosferë festive në komunë. Janë duke u zhvilluar përgatitjet e fundit për dekorimin e rrugës qendrore dhe Sheshin e çlirimtarëve në pllaton e Komunës së Graçanicës.

Organizatat joqeveritare të cilat me vendimin e Kuvendit komunal të Graçanicës e kanë marrë përsipër këtë punë janë aktive në terren. Përveç pemës së madhe në Sheshin e çlirimtarëve, dekorimi dhe fenerët janë vendosur përgjatë rrugës qendrore të Graçanicës.

Në kuadër të të gjitha përgatitjeve, në mënyrë aktive po punohet në organizimin e pritjes së Vitit të Ri ortodoks nën qiellin e hapur në qendër të Graçanicës më 13 janar.

Komuna e Graçanicës ua dëshiron të gjithë qytetarëve të saj festën e lumtur të Vitit të Ri dhe të Krishtlindjeve.