Republika e Kosoves

Graçanicë

Zhvillimi i Kooperativës bujqësore dhe mbështetja e fermerëve prioritet në vitin 2019

2019/04/10 - 7:16

Drejtoria Komunale e Bujqësisë ka zbatuar me sukses të gjitha aktivitetet e planifikuara në vitin 2018 dhe po fillon të zbatojë planet e parapara edhe për këtë vit. Përmirësimi i Kooperativës në Gushtericën e Poshtme, e cila vitin e kaluar filloi të punojë me kapacitet të plotë, është patjetër një prioritet tjetër, njoftoi kjo drejtori.

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Dragisha Stojanoviq, vizitoi sot Kooperativën bujqësore në Gushtericën e Poshtme, ku përmblodhi rezultatet e vitit të kaluar me drejtorin e kësaj Kooperative, Bogiq Gjuroviq dhe fermerët dhe njoftoi aktivitete të reja.

Stojanoviq tha se me strategjinë e zhvillimit të komunës së Graçanicës, bujqësia ka përparësi sepse komuna e Graçanicës është një zonë kryesisht rurale që përfshin rreth 9.5 mijë hektarë tokë të punueshme.

“Në bashkëpunim me ministritë kompetente gjatë vitit 2018 për pagesat direkte konkuruan 616 prodhuesit bujqësor, në fushën e lavërtarisë, blegtorisë apo prodhimit tjetër. Duke pasur parasysh se çmimi i produkteve bujqësore është shumë i ulët, kjo është një mënyrë për të inkurajuar fermerët që të  vazhdojnë të merren me këtë aktivitet të rëndësishëm. Gjithashtu, gjatë vitit 2018, Komuna e Graçanicës nga të hyrat e saj personale ka subvencionuar zhvillimin bujqësor, veçanërisht në fushën e frutave të imta, por edhe fermerët që merren me lavërtari dhe perimtari. Kemi pyllëzuar një total prej 14.9 hektarë toke të pishave të bardha. Është më rëndësi të theksohet edhe bashkëpunimi i suksesshëm me Shoqatën e gjuetarëve nga Graçanica, e cila në dhjetë vitet e ardhshme do ta menaxhojë vendin e gjuetisë. Natyrisht, në bashkëpunim me Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari e kena zbatuar vaksinimin e kafshëve në tërë territorin e komunës”, tha Stojanoviq dhe shtoi se konkursi i këtij viti për dhënien e subvencioneve për fermerët nuk është i hapur, kështu që publiku sigurisht se do të jetë i informuar me kohë për kushtet e aplikimit.

Ai njoftoi se Drejtoria Komunale e Bujqësisë këtë vit do t’i kushtojë vëmendje të madhe zhvillimit të Kooperativës bujqësore, e cila vitin e kaluar filloi të punojë me kapacitet të plotë dhe e pajisur me makina moderne bujqësore.

Drejtori i Kooperativës bujqësore, Bogiq Gjuroviq, tha se prodhuesit bujqësorë në territorin e komunës së Graçanicës kanë përfituar shumë me hapjen e Kooperativës bujqësore.

“Siç mund ta shihni, falë përkushtimit të kryetarit të komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, është  pajisur me makineri që do të jenë në dispozicion të të gjithë prodhuesve bujqësorë dhe kësaj do tꞌi kontribuojë edhe çmimorja shumë e favorshme që u përcaktua”, tha Gjuroviq dhe njoftoi se në mënyrë aktive në bashkëpunim me Komunën e Graçanicës punohet në organizimin e dhënies së materialeve të nevojshme për fermerët, duke përfshirë këtu plehrat dhe kimikatet për spërkatje.

Ai tha se janë në proces përgatitjet për panairin bujqësor që do të mbahet në Novi Sad në maj.