Republika e Kosoves

Graçanicë

Duke biseduar deri te zgjidhja e problemit

2018/10/19 - 8:08

Me shpresë se do tꞌi zgjidhin problemet që i shqetësojnë dhjetë qytetarë është biseduar sot me kryetarin e komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq.

 

Kryetari Popoviq edhe këtë të enjte u takua me qytetarët, në mënyrë që përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë të njoftohet me çfarë probleme ata përballen. Problemet, si gjatë pranimive të mëparshme të qytetarëve,  ishin të natyrës sociale dhe ekzistenciale.

Mes të parëve për tꞌu takuar me kryetarin Popoviq herët në mëngjes erdhi Ivica Stojanoviqi nga Kmetovci në komunën e Gjilanit.

“Kam katër fëmijë, jetojmë nga ndihma sociale dhe mezi dalim në krye. Kërkova material për shtëpi apo një lloj tjetër të ndihmës për të na lehtësuar jetën. Në Gjilan nuk kam mundur të realizoj asnjë ndihmë. Besoj që, nëse ekziston mundësia, do të na ndihmojë kryetari Popoviq, ai tha po nëse ka mundësi”, tha Stojanoviq.

Njeriun e parë të komunës së Graçanicës me problemet e saj e njoftoi edhe Nada Ristiq, personi i zhvendosur brenda vendit nga Prishtina, e cila momentalisht benon në Skullan.

„Kërkova ndihmë për adaptimin e shtëpisë apo ndërtimit të shtëpisë së re. Shpresoj që kryetari  do të na ndihmon, sepse jam personi i zhvendosur brenda vendit. Jam shumë e kënaqur me pritjen dhe takimin”, tha Nada.

Igor Ivanoviq nga Graçanica kërkoi ndihmë lidhur me zgjidhjen e problemit me përmbyetjen e shpeshtë të ekonomisë familjare.

“Jetoj në një vend buzë Graçanicës. Problemi krijohet gjatë sezonit të shirave. Deri më tani ekonomia ime familjare është përmbytur gjashtë herë, ku për këtë arsye shtëpia e vjetër filloi edhe të rrënohet. Kërkova ndihmë rreth zgjidhjes së këtij problemi. Unë nuk kam mundësi ta rregulloj atë”, tha Ivanoviq.

Me pritjen e qytetarëve do të vazhdohet edhe javën e ardhshme.