Republika e Kosoves

Graçanicë

Gushterica e Epërme: Popoviq nënshkroi kontratën për ndërtimin e shtëpisë për familjen e Zoran Jovanoviqit në Gushtericën e Epërme

2018/08/01 - 8:24

Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, nënshkroi sot kontratën për ndërtimin e shtëpisë për familjen treanëtarshe të Zoran Jovanoviqit në Gushtericën e Epërme.

 

Sot kjo familje u vizitua nga kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, për tꞌu njohur me gjendjen e tyre të vështirë të jetës, por edhe për tꞌia dorëzuar kontratën që nënkupton ndërtimin e shtëpisë së re.

Familja Jovanoviq aktuallisht jeton në një shtëpi të vjetër dhe rrënuar, e cila ka filluar të rrëzohej. Për shkak të kushteve të vështira, Komuna e Graçanicës do tꞌia ndërtojë një shtëpi të re me sipërfaqe prej 62 m², ndërtimi i së cilës duhet të fillojë brenda një muaji e gjysmë.

Pas nënshkrimit të kontratës, kryetari Popoviq tha se Komuna e Graçanicës po i ndihmon qytetarët për të mbijetuar dhe mbetur këtu.

“Disa herë e kemi vizituar familjen Jovanoviq, e cila, sipas raportit të Komisionit, është një nga më të rrezikuara në komunën e Graçanicës. Kemi arritur të ndajmë fonde për ta ndërtuar shtëpinë. Ne vazhdojmë atë që kemi premtuar, të luftojmë për secilën familje dhe në të ardhmen do të përpiqemi të krijojmë kushtet më të mira të mundshme për jetën këtu”, tha Popoviq.

Zoran Jovanoviq nga Gushterica e Epërme falënderoi Komunën e Graçanicës dhe kryetarin Popoviq për ndërtimin e shtëpisë, duke theksuar se për të dhe familjen e tij kjo do të thotë shumë, duke pasur parasysh se ata jetojnë në kushte të vështira në një shtëpi për më shumë se 70 vjet.

“Falënderoj Komunën e Graçanicës dhe kryetarin Popoviq për këtë ndihmë. Nuk mund ta siguroja kurrë këtë gjë për vete dhe për familjen time. Kjo do të thotë shumë për mua dhe shpresoj që djali të martohet dhe të akomodohet”, tha Zorani.

Gruaja e Zoranit Snezhana tha se shtëpia për ta do të thotë një fillim të ri.

“Shtëpia e vjetër filloi të shembet dhe të rrjedh. Pak ditë më parë një pjesë e tavanit u shemb në gjellen e përgatitu të drekës, kështu që shtëpia nuk është më e sigurt për të jetuar në të”, i tha Snezhana Shërbimi të Informimit të komunës së Graçanicës.

Shtëpia me sipërfaqe prej 62 m² do të ndërtohet nga Komuna e Graçanicës, sipas Rregullores dhe Programit të kartës sociale, i cili parasheh financimin e programeve të veçanta të banimit. Ajo do të përbëhet nga dhoma e ndjenjes me një dhomë ngrënie, dy dhoma dhe banjo.