Republika e Kosoves

Graçanicë

Info sesioni mbi dorëzimin e projekteve për programin e USAID AKT LS

2018/04/17 - 11:54

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Graçanicës u mbajt sesioni informues me rastin e thirrjes të organizatave joqeveritare për dorëzimin e propozim projekteve për programin e USAID AKT LS.

Prezantimi u ndoq nga Drejtori i Drejtorisë të Urbanizmit Dejan Jovanoviq, ku ai theksoi se u formu Zyra e projektit që do të shërbejë komunës dhe organizatave joqeveritare dhe shoqërisë civile për shkruarjen e projekteve.

Programi financohet nga USAID dhe zbatuar përmes CDF, ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe ndërveprimit konstruktiv ndëretnik, sidomos në mes të komunitetit shumicë shqiptar dhe serb, e cila është jetike për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit.

Avancojmë Kosovën së bashku – Zgjidhjet Lokale (AKT – LS) Programi i AKT-së LS fton OJQ-të lokale dhe të regjistruara të paraqesin propozim projektet për:

  1. Grupi RFA / 18 – projekte për të hartuar një plan veprimi për Këshillat Lokale të Veprimit Rinor në komunat në veri të Kosovës,
  2. Grupi RFA / 19 – projekte mbështetëse për grupet joformale të grave në komunat e synuara ku zbatohet programi i AKS LS,
  3. Grupi RFA / 20 – Projektet që kanë për qëllim rritjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale dhe komuniteteve pakicë,
  4. Grupi RFA / 21 – Projektet që synojnë lidhjen e Shoqërisë Civile ndërmjet organizatave nga komunitetet joshumicë dhe shumicë,
  5. Grupi RFA / 22 – projekte të vogla për organizimin e aktiviteteve ndëretnike kulturore dhe sportive.

AKT LS nën Komponentin 1 ka për qëllim të nxisë bashkëpunimin pozitiv dhe konstruktiv ndëretnik ndërmjet komuniteteve pakicë të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve shumicë të shqiptarëve të Kosovës në 16 komunat e synuara (Graçanicë, Novo Brdo, Obiliq, Gjilan, Partesh, Kllokot, Ranillug, Shtërpce, Vushtrri, Pejë, Istog, Klinë, Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq) përmes aktiviteteve që kanë për qëllim nxitjen e bashkëpunimit mes komuniteteve të ndryshme etnike mbështetëse.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 20 mars 2018, deri në orën 16:00.

Kërkesa për Aplikim (RFA) përmban informacione bazë që nevojiten për të aplikuar për një donacion. Pyetje të tjera teknike rreth RFA mund të shtroni në takimet informuese ose përmes emailit në adresën e grants@kcdf.org, si dhe në numrat e telefonit 038 249 677/678 të gjitha për jo më vonë se 08 marsi. AKT – LS do t’i përgjigjet çdo pyetjeje të marrë brenda dy ditëve të punës.