Republika e Kosoves

Graçanicë

Komiteti për Komunitete mbajti mbledhjen

2019/01/08 - 8:52

Mbledhja e dymbëdhjetë e rregullt e Komitetit për Komunitete u mbajt në sallën e KK të Graçanicës.

 

Së pari, anëtarët e Komitetit miratuan procesverbalin nga mbledhja e njëmbëdhjetë e rregullt, e mbajtur më 04.12.2108, ku pastaj kësaj ata i paraqiten problemet e komuniteteve të tyre.

 

Në mbledhjen e Komitetit u formua Grupi punues për përgatitjen e planit vjetor të punës për vitin 2019, ndërsa pas kësaj u miratua edhe raporti tremujor i punës së Zyrës për Komunitete dhe Kthim për tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2018.

Para anëtarëve të komitetit raporti u paraqit nga shefja e Zyrës për Komunitete dhe Kthim, Elvira Kesasi Hoxha.

 

Gjatë prezantimit, ajo i theksoi rezultatet e takimeve të shumta që u mbajtën në periudhën në fjalë me qëllim të promovimit të të drejtave të komuniteteve në territorin e komunës së Graçanicës, siç janë takimet me USAID-in, UNHCR-in, OSBE-në, ministritë përkatëse, si dhe shumë organizata të tjera vendore dhe ndërkombëtare.

Siç theksoi ajo, Komuna e Graçanicës i qaset në mënyrë aktive përmirësimit të jetës së komuniteteve lokale dhe gjatë kësaj periudhe ajo dha kontributin e saj të plotë në këtë fushë. Bashkëpunimi me shumë organizata do të vazhdojë edhe në vitin 2019, me një theks të veçantë në zgjidhjen e çështjeve të personave të zhvendosur nga territori i komunës së Graçanicës.