Republika e Kosoves

Graçanicë

Komuna e Graçanicës – dita për pranimin e qytetarëve

2019/01/30 - 2:25

Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, vazhdoi edhe këtë javë me pritjen e qytetarëve. Deri tani janë dëgjuar më shumë se 650 njerëz.

 

Kryetari Popoviq bisedoi me qytetarët për temat që kanë të bëjnë me jetën e përditshme, për problemet dhe mënyrën e kapërcimit të tyre. Punësimi ende paraqet një problem të madh për shumicën e qytetarëve që kanë kërkuar një takim me kryetarin, por jo më pak mungojnë edhe problemet sociale dhe çështjet e pazgjidhur të strehimit.

Petar Vasiq u kthye së bashku me familjen nga Nishi në Staro Gracko. Te kryetari Popoviq erdhi për të biseduar për kushtet e mbijetesës së tij në këtë fshat.

Bojana Maksimoviq jeton në Llapnasellë vetë me tre fëmijë, pasi që burri i saj është i angazhuar me punë në Serbinë qendrore.

„Kam një problem të madh sepse jetoj vetëm me tre fëmijë. Kam ardhur tek kryetari për t’i kërkuar atij që të më ndihmojë që burri im të punojë këtu nëpërmjet kompanisë së tij, në mënyrë që të gjithë të jemi bashkë. Ai premtoi se do të bënte gjithçka për të na ndihmuar”, tha Bojana.

Çështja e strehimit është një problem i madh për Borisllav Saviqin nga Suhadolli.

“Kryetari Popoviq më dha udhëzime se çfarë duhet të bëj. Unë jetoj me bashkëshortën që është shtatëzënë. Problemi ynë është çështja e pazgjidhur e strehimit. Në mënyrë që qeverisja lokale të më ndihmojë, unë duhet të kem pronën time. Do të përpiqem ta zgjidh këtë në bashkëpunim me prindërit e mi dhe të shoh”, tha Borisllav Saviq.

Me praktikën e pranimit të qytetarëve do të vazhdohet edhe javën e ardhshme, ndërsa për takim janë duke pritur më shumë se dyqind njerëz.