Republika e Kosoves

Graçanicë

Komuna e Graçanicës ua dhuroi pajisje sportive klubeve

2019/01/08 - 8:47

Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, ua dhuroi pajisjet sportive klubeve dhe shoqatave sportive nga territori i qeverisjes lokale. 

 

Komuna e Graçanicës në fund të vitit 2018 i gëzoi klubet nga territori i qeverisjes lokale. Për gjithsej 24 shoqata sportive është dhuruar pajisja sportive në formë të topave të basketbollit, vollejbollit dhe të futbollit, tavolinat e ping-pongut, thasat për boks, rrjetave, topave për tenis dhe të ngjashme.

Sipas kryetarit të komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, qëllimi ishte që klubet të pajisjen sa më shumë në mënyrë që të përmirësohen kushtet e tyre të punës dhe të trajnimit.

“Sporti është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e rinisë sonë dhe në të ardhmen do të përpiqemi të investojmë sa më shumë që është e mundur në këtë degë shumë të rëndësishme. Në fund të janarit do të kemi një takim ku do të përcaktojmë se si Komuna e Graçanicës mund tꞌi ndihmojë shoqatat sportive. Ne do të shohim se çfarë është nevoja e tyre për të vazhduar me sukses me aktivitete sportive. Është e rëndësishme që klubet të kenë një partneritet me komunën. Jam shumë krenar për klubet nga komuna jonë, sepse ata sjellin rregullisht medalje, ato janë të suksesshme dhe të njohura si në Serbinë qendrore ashtu edhe në rajon”, tha Popoviq.

Kryetari për sportet shkollore, Millko Çukariq, tha se Komuna e Graçanicës me donacionin e sotëm tregoi përkushtimin e saj ndaj klubet sportive.

“Fëmijet e moshës shkollore janë shumë të përfaqësuara në klube, gjë që tregon se ata po përpiqen të shpenzojnë më shumë kohë me gjëra të shëndetshme, si dhe se janë të përkushtuar ndaj zhvillimit të duhur. Ky fakt dëshmon pjesëmarrjen tonë në garat republikane. Komuna e Graçanicës ka potencial të madh që duhet të ushqehet, ndërsa si dëshmi është pikërisht kjo pajisja e dhuruar”, tha Çukariq.

Trajneri i klubit të kik-boksit, Sllobodan Stanisavljeviq, tha se për këtë klub viti 2018 ishte shumë i suksesshëm falë mbështetjes së Komunës së Graçanicës.

“Ne fituam një hapësirë për stërvitje në sallën e re sportive në Llapnasellë. Komuna po na ndihmon në aspektin e pajisjeve sportive dhe transportit për gara. Pajisjet e reja të sotme paraqesin një përfundim fantastik të vitit”, tha Stanisavljeviq.