Republika e Kosoves

Graçanicë

Komuna i dhuroi Ivan Markoviqit nga Badovci i Ri një trimer motorik

2018/06/19 - 9:13

Komuna e Graçanicës nga Badovci i Ri i siguroi Ivan Markoviqit një prerëse motorike të barit pasi që këtë lloj të ndihmës ai ia kërkoi kryetarit të komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, gjatë një takimi të rregullt të mbajtur me qytetarët. 

Markoviqi është i papunë dhe jeton me prindërit në Badovcin e Ri, i cili e mban familjen e tij kryesisht duke i punuar  punët private. Duke pasur parasysh se po zvogëlohet vëllimi i punës, Ivanit i erdhi në ide tꞌi kërkoi kryetarit të komunës ndihmë në formë të furnizimit me trimer për të fituar për vete dhe prindërit e tij duke kositur barin gjatë sezonit.

Ai ka kërkuar një takim me kryetarin e komunës, i cili i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së tij.

Këtë mëngjes, përfaqësuesit e komunës së Graçanicës ia kanë dorëzuar Ivan Markoviqit trimerin motorik. Markoviqi e falënderoi Komunën e Graçanicës për ndihmë, sepse kjo, sipas tij, në një farë masë do të jetë burim i sigurtë i të ardhurave.