Republika e Kosoves

Graçanicë

Kryetari Popoviq me bashkëpunëtorët prenë pemën e Krishtlindjeve

2019/01/10 - 8:54

Me prerjen tradicionale të pemës së Krishtlindjeve në Graçanicë filloi shënimi i ditës së Krishtlindjeve. Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, doli herët në mëngjës për ta marr pemën e shenjtë.

 

Kryetari Popoviq ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

„Kjo është një ditë e lumtur, sepse në këtë mënyrë ne mbajmë besimin dhe traditën, ky është zakoni që e kemi marrë nga paraardhësit tanë dhe ne ua lëmë atyre që vijnë. Ne jemi ata që duhet ta mbajmë traditën, sepse po aq sa ne mbajmë, ne do të qëndrojmë dhe mbijetojmë këtu“, tha Popoviq.

Kryetari Popoviq ua uroi festat e Krishtlindjeve të gjithë qytetarëve të komunës së Graçanicës, me dëshirë që tꞌi kalojnë në paqe, dashuri dhe shendet.

Një numër i madh i qytetarëve të Graçanicës dhe rrethinës së saj janë organizuar në orët e hershme të mëngjesit, së bashku me këngë, muzikë, tingujt e borive të makinave dhe krisme të petardave, u nisën për ta prerë pemën e Krishtlindjeve. Banorët e Graçanicës e prenë pemën e Krishtlindjeve përgjatë liqenit të Graçanicës, në të dy anët e autostradës Prishtinë-Gjilan.

Festimi i ditës së Krishtlindjeve do të vazhdojë sonte në orën 17:00 pasdite, kur vigjilja fillon në Manastirin e Graçanicës, pas së cilës do të organizohet djegia tradicionale e pemës së Krishtlindjeve në portin e manastirit.