Republika e Kosoves

Graçanicë

Kryetari Popoviq “polaznik”, i dhuroi familjeve mish të pjekur dhe produkte ushqimore për Krishtlindjet

2019/01/09 - 8:40

Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, u dhuroi familjeve mish të pjekur natën e Krishtlindjeve, i cili tradicionalisht përgatitet për Krishtlindjet. Përveç derrit të pjekur, familjeve u janë shpërndarë edhe pakot me ushqim dhe produktet e tjera ushqimore.

Së pari, në pajtim me zakonet e Krishtlindjeve, Popoviq i dorëzoi dhuratat e Krishtlindjes familjes së Dushanit dhe Marinës Sllavkoviq nga Graçanica, të cilës në fund të dhjetorit të vitit 2017 janë shtuar tre anëtarë të rinj – dy vajza dhe një djalë, dhe me këtë rast ai u uroi Krishtlindjet.

Pastaj, mishin e pjekur të Krishtlindjeve dhe ushqimin dhe pakot e tjera ushqimore, Popoviq u dorëzoi tetë familjeve të rrezikuara sociale dhe dy institucione sociale në territorin e komunës së Graçanicës. Si “polaznik”, duke mbajtur degët e Krishtlindjeve, të gjithëve ua dëshiroi lumturi dhe mirëqenie.

“Në këtë mënyrë, donim t’i ndihmonim familjet që janë të rrezikuara për festën më të gëzuar  krishtere, për ta ndier frymën e Krishtlindjeve, por gjithashtu për të ditur se nuk janë të harruar. Krishtlindjet paraqesin një festë të bashkimit, është një mundësi për t’u kthyer tek njëri-tjetri, për të treguar të gjitha vlerat njerëzore, të tilla si njerëzimi dhe solidariteti”, tha Popoviq.

Derri dhe pakot e produkteve ushqimore për Krishtlindjet u janë dhënë familjeve të: Vlladimir Petroviqit nga Graçanica, Svetomir Miciqit nga Graçanica, Sinisha Maksimoviqit nga Badovci, Sasha Stojkoviqit nga Gushterica e Poshtme, Stefan Jevtiqit nga Dobrotini, Zllatan Stanojeviqit nga Llapllasella, Vidosav Zhivkoviqit nga Gushterica e Poshtme, Dejan Saviqit nga Batusha, si dhe institucioneve: “Shtëpisë për të rinjt” dhe “Shtëpisë për të moshuarit” në Graçanicë.

Të gjithë e falënderuan kryetarin Popoviq për humanizmin dhe kujdesin e treguar për festën më të gëzuar krishtere të Krishtlindjeve.

“Ky gjest i Komunës së Graçanicës dhe kryetarit Srgjan Popoviq ka një domethënie shumë të madhe për ne. Ne nuk ishim në gjendje të festonim Krishtlindjet siç duhet, sepse kjo paraqet një shpenzim shumë të madh për ne. Ne jemi shtatë në familje, askush nuk punon, jetojmë nga një ndihmë sociale”, tha Vidosav Zhivkovic nga Gushterica e Poshtme.